E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, 2 uljeemergjente nëaeroportin Venizelos

ATHINE- Minuta tmerri të madh provuan në ajër 213 pasagjerët e avionit Boeing, pas alarmit për ekzistencën e një bombe në bordin e tij. Ndërsa ishte duke fluturuar në hapësirën ajrore greke, kapiteni i ekuipazhit mori një informacion se në bordin e avionit ishte vendosur një bombë.

Menjëherë 2 avionë luftarakë grekë F16 u ngritën nga baza ushtarake dhe e shoqëruan avionin e pasagjerëve deri sa ai u ul në aeroportin Venizelos të Athinës. Pasagjerët dhe ekuipazhi u evakuuan dhe specialistët kryen kontrollin për bombën.
Avioni Boeing i kompanisë së fluturimeve Tomson ishte nisur nga Bristoli dhe fluturonte drejt Sharm el Sheik.

Pas avionit Boeing të kompanisë Tomson, një tjetër avion Boeing 753 i kompanisë gjermane Condor, me 197 pasagjerë dhe punonjës të ekuipazhit në bord, kreu ulje emergjente në aeroportin e Athinës. Shkak për uljen emergjente ishte një defekt në motorin e tij. Gjatë uljes, avioni u shoqërua nga një helikopter super puma. Defekti po shqyrtohet dhe nëse vlerësohet i riparueshëm, pasagjerët do vijojnë udhëtimin me të njëjtin avion.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›