E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS, nesër shqyrton raportin për Kosovën

Këshilli i Sigurimit do të shqyrtojë nesër raportin për Kosovën të sekretarit të Përgjithshem, Ban ki Moon.

Në takim do të marrë pjesë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, ndërsa raporti do të paraqitet nga shefi i UNMIK, Lamberto Zannieri.

Dialogu i propozuar nga Sekretari Ban është identifikuar në gjashtë fusha kryesore, siç është thënë të interesit të përbashkët, që përfshijnë policinë, gjykatat, doganën, transportin e infrastrukturën, kufijtë dhe trashëgiminë
kulturore serbe.
 
Në takimin e së dielës mes palëve nuk u arrit asnjë marrëveshje për dialogun me Serbinë dhe për pesë pikat e tjera të propozuara nga Ban ki Moon.

Ndërkohë në orën 18.00 pritet një konferencë për shtyp e presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›