Jones: Politika ndaj Ballkanit sdo ndryshoje

Zyrtari i Departamentit amerikan te Shtetit, Stuart Jones ka shprehur bindjen e tij se edhe me presidentin e ri SHBA nuk do ta ndryshojne politiken e tyre te jashtme ndaj Ballkanit.
“Besoj se politika amerikane ndaj Ballkanit, dhe Kosoves ne vecanti do te mbetet e njejte”, ka deklaruar Jones ne nje interviste per mediat kosovare.
Ai ka shtuar se SHBA jane te angazhuara ne procesin e rikonfigurimit te UNMIK-ut dhe ne ate te vendosjes se EULEX, duke shpresuar ne mirekuptimin e Serbise.
Me tej ai i ka bere thirrje institucioneve te Kosoves qe te perqendrohen tek rimekembja e ekonomise, ne menyre qe vendi te behet sa me joshes per investimet e huaja.