BE, Islanda aplikon për anëtarësim
Islanda ka aplikuar formalisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjatë një ceremonie në Stokholm, ministri i Jashtëm i Islandës, Osur Skarfedinson, i dorëzoi dokumentin për anëtarësim ministrit të Jashtëm suedez, Karl Bild, vendi i të cilit aktualisht kryeson presidencën e BE-së.
Parlamenti i Islandës, javën e kaluar, votoi në favor të anëtarësimit në bllokun 27 anëtarësh. Ky hap erdhi pasi eknonomia e Islandës u zhyt në recesion global.
Për çështjen e anëtarësimit të Islandës duhet të vendosin po ashtu qytetarët e saj përmes referendumit, ndërsa BE-ja duhet ta miratojë anëtarësimin.