E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti, e premtja dita më e nxehtë e javës

E premtja do të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave. Një lajm të tillë e konfirmon metorologia e insitutit të Metoalb, Lajda Porja. Pasi kemi duruar deri tani këto ditë të nxehta që na kanë shoqëruar gjatë fillimit të pjesës së dytë të muajit korrik, do të na duhet që ditën e premte të presim një mot të ngrohtë si asnjëherë më parë gjatë ditëve të kësaj jave.
Nivelin më të lartë të temperaturave do ta shënojë qyteti i Gjirokastrës me 40 gradë Celsius. E ndërsa meteorologia na thotë se, këto temperatura janë matur në hije, ccka do të thotë që në Gjirokastër mund të shkojë temperatura deri në 43 gradë Celsius. Muaji gusht do të jetë i përshtatshëm për pushuesit, pasi do të ketë temperatura konstante dhe ditë me diell, jo si fillimi i muajit korrik që u shoqërua me shira.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›