E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BE, 137.9 milionë euro për linjën hekurudhore që lidh Tiranën me Podgoricën

 

Bashkimi Evropian, do të financojë me 137.9 milionë euro punimet për linjën hekurudhore që lidh Tiranën me Podgoricën.

Lajmi bëhet i ditur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Ky investim në formë granti nga BE do të nisë në tremujorin e tretë të 2023-shit.

Qeveria shqiptare do të bashkëfinancojë 3.3 milionë euro. 62.9 milionë euro janë hua nga BERZH dhe 62.9 milionë euro janë kredi nga BEI.

Gjithashtu Delegacioni i BE-së përmes një statusi në rrjetet sociale thekson se, pas vizitës në Mal të Zi, Komisioneri i Bashkimit Evropian, për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi udhëtoi drejt Shqipërisë, ku u ndal në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Investimi në linjën hekurudhore Vorë-Hani i Hotit konsiston në rehabilitimin e 120 km linjë hekurudhore dhe rindërtimin e 12 stacioneve .

Gjithashtu ky investim do të ofrojë udhëtim  me shpejtësi deri në 120 km/orë dhe përmirësimin e parametrave të sigurisë.

Nga ky investim do ketë rritje të trafikut hekurudhor ndërkombëtar për mallra dhe njerëz.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›