E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: 14,200 azilkërkues nga Kosova

PRISHTINE-Agjencia Evropiane e Statistikave “Eurostat” tha se në vitin 2009 janë regjistruar 261 mijë azilkërkues në 27 vendet e Bashkimit Evropian, nga të cilët 5 % apo 14,200 kanë qenë nga Kosova.

Numri më i madh i azilkërkuesve kanë ardhur nga Afganistani, Rusia, Somalia, Iraku dhe Kosova.

Kërkesat më të mëdha për azil janë regjistruar në Francë, Gjermani dhe Britani.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›