Kriza politike, Kisha: I lutemi Zotit për zgjidhje të shpejtë
TIRANE- Situata politike në Shqipëri është parë me shqetësim dhe nga Kisha Katolike Shqiptare cka ka ngjallur dhe reagimin e saj. Në Asamblenë vjetore të që u zhvillua në Tiranë në datat 4 dhe 5 maj, Ipeshkvinjve katolikë thonë se situata shoqërore politike në vendin tonë po kalon një krizë që dita-ditës po thellohet duke dhënë dhe një përshtypje të keqe para botës” . Në këtë kuadër ipeshkvinjtë e Kishës Katolike në Shqipëri i bëjnë apel politikës shqiptarë të zgjidhë rrugën e dialogut drejt një zgjidhjeje të drejtë të krizës.
Duke iu drejtuar Presidentit të Republikës Bamir Topi, Kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli , Kryeministrit Sali Berisha, Kryetarit të opozitës Edi Rama, Kryetarëve të partive politike në Shqipëri i ftojnë që me “ndërgjegje dhe përgjegjësi të kërkojnë të mirën e përbashkët para çdo interesi tjetër partiak apo individual dhe të zgjedhin rrugën e dialogut të hapur pa asnjë paragjykim, për të cilin ka vend gjithmonë, në mënyrë që të shkohet drejt një zgjidhjeje më të denjë dhe të drejtë, duke pasur në zemër dhe në mendje gjithmonë të mirën e njerëzve tanë të vuajtur.”
“Në këtë situatë të krijuar populli ynë po vuan. Ai ka të drejtë për një shoqëri më vëllazërore dhe paqësore. Vendi ynë po jep një përshtypje të keqe para botës, në këto çaste historike kur është një anëtar i NATO-s dhe një vend qe po kërkon lëvizjen e lirë të qytetarëve, të mohuar për dekada me rradhë, dhe integrimin në Bashkimin Europian. “vazhdon deklarata e Ipeshkvijve të cilën e mbyllin duke thënë se po i luten Zotit dhe do nxisin besimtarët që të luten për një zgjidhje sa më të shpejtë.
(s.g/BalkanWeb)