Greva dhe skenarët e zgjidhjes politike
Greva e urisë e një grupi deputetësh të PS në Tiranë e ka çuar krizën politike në formën dhe gradën më të lartë. Ato janë mjet demokratik proteste, por në një shkallëzim të formave demokratike, greva përbën një nga më ekstremet. Sepse kanë të bëjnë me jetën e njerëzve dhe sepse për këtë shkak, janë sa motivuese për mbështetësit, aq edhe sfiduese për palën tjetër. Sakrifica me shëndetin është akt human dhe apriori merr solidaritetin e kujtdo që ushqen ndjenja humanizmi, por grevat politike të urisë, përbën nga dy nocione, interesi human dhe interesi politik. Nëse ato qëndrojnë të ndara suksesi i tyre do të jetë simbolik, por nëse ato puthiten si nocione atëherë kriza mund të përshkallëzohet. Sepse akti i sakrificës sjell solidaritet dhe sidomos reagim më të fortë, pra edhe shanse për polarizim ekstrem të jetës politike, kjo vetëm 10 metra larg zyrës së qeverisë. Nga ana tjetër, mbështetësit e grevistëve janë po aq në numër sa edhe kundërshtarët e tyre, ndaj çdo nismë e një palë mund të sjellë reagimin po aq agresiv të palës tjetër. Kjo u pa simbolikisht edhe me mitingun e opozitës më 30 prill dhe më pas antimitingun e mazhorancës me 1 maj.
Vetë greva është një konfirmim i qartë i krizës politike në vend dhe njëherësh, i dështimit të parisë politike për të gjetur zgjidhje institucionale politike. Gjatë muajve të fundit dështoi përpjekja për ndërmjetësim presidencial, ajo për ndërmjetësim të huaj, ajo për zgjidhje kushtetuese dhe ajo për marrëveshje politike. Dështimi nuk është vetëm i njërës palë, është i dyanshëm dhe tej partive, vjen si dështim i sistemit aktual politik e partiak në Shqipëri. Një vend ku, opozita në njëvjetorin e pranimit në NATO gjendet në grevë urie dhe qeveria feston me miting 1 majin në demonstrim shtetëror kundër opozitës, natyrisht nuk është një vend i denjë për NATO dhe BE. Sinjali u dha qartë një muaj më parë kur Presidenti Obama përjashtoi Shqipërinë nga ftesa në samitin e kryetareve të shteteve dhe të qeverive të vendeve ish komuniste.
Ndikimi i dytë i grevës duket në axhendën politike të Shqipërisë. Një grup i madh parlamentar pozitë-opozitë ishte në Bruksel jo për të lobuar për lëvizjen e lirë, afrimin e Shqipërisë me BE-në apo për përfshirjen e Kosovës në proceset integruese, por për të akuzuar sa më ashpër dhe bindshëm njëri-tjetrin në delegacion. Zyrtarët e Brukselit nuk do të kenë nevojë të mbledhin materiale kritike për Shqipërinë, vetë delegacioni shqiptar i ka përgatitur ato dhe do ua dorëzojë të gatshme në takimet e radhës. I njëjti ndikim vlen edhe për rolin e institucioneve politike në vend. Parlamenti ndodhet i bllokuar, nuk miraton dot ligje reformatore; qeveria ndodhet e angazhuar në forcimin e radhëve të besnikëve partiakë dhe nuk ka ende një axhendë reformash; policia dhe shërbimi sekret nuk kanë më prioritet antikrimin, por evitimin e incidenteve politike midis palëve, media e ka rezervuar lajmin e parë vetëm për protestën dhe antiprotestën. Pra, shteti, politika, institucionet e gjithçka tjetër ka ndryshuar axhendën, një ndryshim me humbje të mëdha në kohë, energji, financë dhe imazh për shtetin dhe gjithë shoqërinë shqiptare.
Vete greva e urisë është një alternative me një ecje, të fut në krizë, por nuk garanton daljen e suksesshme prej saj. Historia e grevave të urisë në Shqipëri, duke përjashtuar grevën studentore 1991, nuk kanë ndonjë histori suksesi. Më 1994 greva e urisë e një deputeti të PD-së me ish të pëndjekurit politikë, përfundoi në mënyrë të dhunshme. Policia përdori forcën për shpërndarjen me forcë të grevës dhe arrestimin e organizatorëve. Me 1996 deputetë e kandidatë të PS qëndruan një javë në një grevë urie, e cila përveç sensibilizimit, nuk arriti ndonjë synim konkret politik. Më 1997 dhe 1998 deputetët e djathtë përdorën grevën e urisë për barazi informimi në media (greva e P.Arbnori dhe ajo e tre deputetëve tek RTV). Më 2008 u zhvillua e para grevë politike parlamentare, kur deputetët e LSI dhe PDK qëndruan rreth 10 ditë në parlament me kërkesën për korrigjim të Kodit Zgjedhor dhe të ndryshimeve kushtetuese. Kjo e tanishmja është e gjashta grevë politike, e katërta në nivel të grupeve parlamentare dhe e dyta ku pjesëmarrëse është thuajse e gjithë opozita më e madhe parlamentare.
Si e tillë, edhe kjo rrezikon të dështojë, por në dallim nga të tjerat, nuk është e qartë nëse dështimi është lajm për t’u gëzuar, apo për t’u hidhëruar. Sepse opozita ka një projekt të saj krahas dhe pas grevës. Ajo synon të nxjerrë në rrugë çdo qytetar kritik me qeverinë. Vetë qeveria luan me bastin e traditës, pret që opozita të lodhet, deputetët të dorëzohen, protestat të jenë formale dhe që presioni nga brenda e jashtë ta detyrojë atë të tërhiqet, siç bëri nëntorin e kaluar. Nga mazhoranca ky është një bast nga më të vështirët, por edhe nga më të rrezikshmit. Sepse nëse fitohet, do të mbetet në pushtet me mandat të plotë dhe mund të pretentojë të fitojë edhe drejtimin e Tiranës më 2011. Por, nëse basti humbet, pra opozita nuk tërhiqet dhe mbështetësit e saj iu përgjigjen thirrjeve të lidershipit, atëherë kriza do të jetë më e thellë dhe me kosto më të lartë edhe për vetë mandatin, identitetin dhe projektet e qeverisë.
Në raste të tilla, kur një pjesë e politikës është në rrugë në protestë dhe pala tjetër është në zyrë dhe në festë, ka vend vetëm për një këshillë afatshkurtër: çdo mendje e qetë, e përgjegjshme, civile dhe largpamëse, që sheh e mendon tej mandatit personal politik e parlamentar, do të duhet të luajë një rol për kalimin nga konflikti shterpë partiak tek negocimi institucional politik. Greva duhet të mbyllet paqësisht, përpara se ajo ta vendosë politikën përpara faktit të kryer. Opozita do të duhet të ketë një grup negociator që dërgon sinjale e vullnet politik tek kryetari i shtetit, diplomatët negocitorë dhe pala tjetër politike; mazhoranca do të duhet të mbledhë tryezën e partive aleate për të krijuar po ashtu një ekip negociator me të njëjtat palë e institucione.
Palët kanë shumë mekanizma në dorë për të dhënë sinjale dialogu dhe reflektimi pozitiv. Dy palët, edhe opozita, edhe mazhoranca mund ta dërgonin çështjen e komisionit të kutive në Gjykatë Kushtetuese ose Komisionin e Venecias. Vetë mazhoranca mund të hartojë e miratojë një draft ligjor parlamentar, sipas të cilit në çdo zgjedhje të ardhshme, lokale e parlamentare, do të sanksionohet e drejta 45 ditore për hapjen e kutive të votimit. Ajo mund të tolerojë duke i realizuar opozitës edhe kërkesën për hapjen e materialeve në kutitë e votimit. Ajo mund te realizonte shumë prej kërkesave të paraqitura në nëntor dhe mars nga PS. Ajo mund të ofrojë kompromise politike për zgjedhjet në Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë, në vendimmarrjen parlamentare dhe në përgjegjësitë e qeverisjes. Krahas saj, edhe prokuroria e gjykatat mund të japin një vendim final ligjor mbi rastin e Ruzhdijes apo të padisë në Shkodër, etj. Pra, ka një sërë mjetesh e skenarësh, por që të gjitha janë të pavlerë nëse nuk ka një vullnet politik për zgjidhje.
Nëse palët nuk konsumojnë as minimumin e hapësirave ligjore e politike për zgjidhjen e krizës, nëse institucionet vendore dhe partnerët tanë ndërkombëtarë do të qëndrojnë në pritje të maturimit të vetë liderëve tanë politikë, atëherë pasojat do të jenë shumë më negative dhe kjo, jo vetëm për njërën palë. Kur njëra palë politike proteston me kërkesën për demokraci dhe zgjedhje të lira apo kur pala tjetër refuzon në emër të shtetit të së drejtës, integrimit dhe demokracisë, në fakt, dy palët po fshehin të vërtetën, se qëllimi i tyre nuk është demokracia, integrimi apo kushtetutshmëria, por pushteti dhe vetëm pushteti.
Shqiptarët kanë votuar baras për dy palët me 29 qershor, ndaj kur njëra gjysmë përjashtohet nga qeverisja e vendit, ose vendos me forma demokratike të mos pranojë qeverisjen e gjysmës tjetër, praktikisht nuk kemi respektim real të vullnetit të lirë të popullit. Në këto rrethana, në tavolinë nuk përjashtohet çdo zgjidhje “shqiptare” apo “evropiane”, që nga zgjidhjet politike e deri tek ato politikisht in exstrem, siç janë qeverisja autokratike e njërës palë, thellimi i konfliktit politik, ndëshkimi evropian për regjimin e vizave dhe integrimin apo qeverisja e përbashkët, qeverisja teknike deri edhe zgjedhjet e parakohshme njëherësh ose pas zgjedhjeve të ardhshme lokale. Terma dhe skenarë të tillë nuk janë tabu, janë terminologji politike, praktika demokratike, skema të zgjidhjeve politike që janë adoptuar në çdo vend demokratik të botës, sa herë ka pasur kriza të tilla, si kjo e fundit në Shqipëri.