E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: 6 miliardë euro për ulur papunësinë e të rinjve

Bashkimi Europian vazhdon të vuaj nga epidemia e papunësisë tek të rinjtë. Qeveritë dhe drejtuesit e shteteve të BE, të cilët u mblodhën në Bruksel tentuan të gjejnë një zgjidhje për uljen e papunësisë tek të rinjët, për këtë qëllim u miratua një buxhet i veçantë.

Rreth 6 milionë të rinj janë të papunë në Bashkimin Europian, si pasojë e  krizës disa vjeçare, recensionit dhe shkurtimeve ne buxhete. Qeveritë e vendeve të BE nuk shohin thjesht disa të rinj që kanë nevojë për punë, por edhe një fuçi me barut gati për të shpërthyer.

Me një buxhet të tillë, të gjithë të rinjtë, katër muaj pas përfundimit të edukimit bazë, do tu ofrohet një trajnim, praktikë pune ose vend pune.  Bashkimi Europian e quan këtë si një trajnim të garantuar, ndërkohë disa kryetarë qeverish thonë se 6 miliardë euro janë thjesht një pikë uji në oqean.

Vendet e Europës Jugore, që kanë një përqindje të lartë papunësie, nuk e kanë qejf shprehjen se janë ato që duhet të mbajën këtë barrë. Për masat e shkurtimeve në buxhet ata thonë se i kanë bërë pas rekomnadimeve të BE, prandaj kërkojnë më shumë ndihmë financiare nga vendet e Europës Veriore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›