Prodhimi vendas nuk ul çmimet e fruta -perimeve
Shtimi i prodhimit vendas nuk ul çmimet e fruta-perimeve pasi pjesa më e madhe shkon për eksport.
Tregtarët me shumicë të fruta perimeve shpjegojnë se ka pasur ulje të çmimeve me 20 apo 30 lekë në disa produkte por në krahasim me vite më parë çmimet mbeten shumë të larta.
Sipas tyre një pjesë e mirë e prodhimit vendas po eksportohet drejt vendeve fqinje.Ndërsa përsa i përket blerësve tregtarët shprehen se janë të paktë.
Sipas të dhënave, fruta-perimet janë nëngrupi i cili ka eksport më të lartë në vendin tonë sidomos gjatë periudhës së verës. Në këtë stinë në tregjet shqiptare shitet vetëm mall vendi në ndryshim me stinën e dimrit kur i gjithë malli është i importit.