BE, Ashton sot në Beograd, nesër në Prishtinë
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, fillon sot turneun ballkanik, ku do të qëndroj në Beograd dhe Prishtinë.
Një vizitë e tillë zhvillohet një ditë pasi në Bruksel përfundoi rundi i 13 i takimit ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiçi, me ndërmjetësimin e zonjës Ashton.
Ajo arrin sot në Beograd, ku pritet të takohet me presidentin Tomisllav Nikolliç, kryeministrin Ivica Daçiç dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiç.
Sipas njoftimit të BE-së, gjatë ditës së nesërme, Ashton do të takohet ne Prishtine me presidenten Atifete Jahjaga dhe me kryeministrin Hashim Thaçi.
(e.m/News24/BalkanWeb)