A ka një çudi Ilir Meta?
Ende pa filluar 24 qershori, u pa se LSI do të kishte një rezultat jo si e pritshmja. Ajo që kishte paralajmëruar Ilir Meta për një përfundim të ndryshëm, po bëhej realitet. Parashikimi që ofroi këtë radhë, në ndryshim nga sa kishte ndodhur në të shkuarën, do tu ofrohej votave të kutive. Sa më shumë votat me kryq tek LSI rriteshin, aq më të ngrohta dhe të mëndafshta bëheshin komentet e medias.
LSI pati një kërcim elektoral, të denjë për tu krahasuar me bretkosën e Calaveras County të Mark Twain. Sa më mistike të jetë “çudia Meta”, aq më i vlefshëm do të jetë ai për aleatin e tij socialist dhe aq më shumë elektorati i majtë do bëhet i varur psikologjikisht nga aleanca me të, si një i droguar për dozën e tij ditore. Ndaj dhe sondazhistët e atashuar politikisht të shtypit shqiptar, që parashikimet nuk ju dalin kurrë, po përpiqen të bëjnë apologjinë e një fitoreje që në thelb, asgjë të çuditshme nuk ka. Por publikut i intereson demistifikim i fenomenit, i cili nuk ka të përbashkët me magjinë.
Fillimisht duhet veçuar si jo profesionale kur thuhet se rezultati i zgjedhjeve tregoi që pa Ilir Metën, e majta nuk fitonte. Ilir Meta i rreshtuar me PD, nuk do të ishte ai i sotmi. Është jo racionale të mendohet se do të merrte më shumë se votat e tij bazë, që shkojnë diku tek 80 mijëshi. Përkundrazi, ishte më logjike të supozohet se kjo shifër do të binte, ashtu siç i bie një partie që ka qenë në qeverisje dhe për më tepër me histori të bujshme në shpinë. Pse duhej që LSI të rritej dhe mos pësonte të njëjtën rënie si aleatja e saj e djathtë? Kjo është një pyetje që asnjë analist me mënd në kokë, nuk mund t’i japë përgjigje që favorizon LSI-në.
Një arsye e dytë që shpjegon rritjen e LSI-së, ka të bëjë me votën e majtë. Në rastin e një aleance me PD-në, nuk do të ishte çudi humbja e votave të tjera të LSI-së nga thesi i saj prej 80 mijë votash. Me kalimin në krahun opozitar, ata votues të saj që kishin brenga tradhtie ndaj idealit të majtë, u qetësuan. Një votë shtesë, mund të jetë ajo e elektoratit pragmatist socialist, i cili nuk e shikonte të nevojshme tashmë një besnikëri ndaj PS, për më shumë që aleati i saj, nuk linte pankartë pa vënë në dukje shqeto se numri 26 në fletën e votimit, ishte baraz me vend pune. E njëjta arsye ka ndikuar edhe tek një pjesë e elektoratit pragmatist të djathtë, i joshur nga misionarët e LSI-së, të cilët duhen vlerësuar për efektivitetin kapilar të tyre. Këto lëvizje të nëndheshme të votës, e hedhin poshtë mundësinë e analizimit të votës reale të LSI, nëse nuk do të ishte në rreshtimin ku hyri në prag të zgjedhjeve.
Vetë LSI-ja, asnjëherë nuk ka pretenduar të jetë parti tipike. Ndaj ka synuar të mbledhë elektoratin atipik. Ka përdorur gjithë format dhe joshjet për të marrë votën dhe kjo nuk është gjithmonë negative, shpesh herë e pa moralshme, por jo në kundërshtim me ligjin. Nuk munguan akuzat për blerjen e votës, me argumente periferikë, pikërisht nga PD që kryetarin e doganës së Tiranës, mik i djalit të kryeministrit në ikje, e zunë me presh në duar në mes të Kamzës duke tentuar të blejë vota. Pastërtia morale e akuzuesve, është kushti themelor në besueshmërinë e akuzës. Partia Demokratike nuk e kishte këtë privilegj. Ndaj edhe nëse ka ndodhur, duhen fakte më shumë se fjalë.
Arsye e fortë e fitores së LSI-së është efiçenca e saj elektorale. Emisarë të saj, njohës deri me emra të votuesve potencialë të saj, bënë që të kishte një kontroll gati matematik mbi votën që do të merrte. Karakteri luftarak i anëtarësisë së kësaj partie, motivimi dhe konsiderimi i çdo procesi zgjedhor si luftë për jetë a vdekje, e bëjnë atë subjekt shumë efiçent, sidomos në rastet e sistemeve kleptokratë zgjedhorë si ky yni. Por këto janë dhunti që edhe më përpara i kanë shfaqur anëtarët e saj, ndaj dhe nuk janë risi.
Sfida e së ardhmes së Ilir Metës është nëse do të jetë në gjendje që një elektorat kaq të madh, ta kënaqë me punësim dhe do të fillojë të shndërrohet në një parti mbi krahinore dhe ideologjike, apo kjo ishte maksimumi sa ai mund të arrinte. Kjo varet nga kriza, sjelljet e kundërshtarit dhe aleatit të tij të madh. Por gjithsesi edhe për shumë vite do të vazhdojë të mbetet partia e tretë e hartës politike shqiptare.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)