E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksione antidrogë në Tiranë dhe Vlorë, tre persona të arrestuar

ArrestVlorë/Tiranë- Policia e Vlorës ka kryer arrestimin e një 26-vjeçari pasi dyshohet se ai është drejtuesi i një rrjeti trafiku marijuane.

Mësohet se i ndaluari është Ilir Kondaj, i cili në bashkëpunim me shtetasin Malush Halimi, tashmë të arrestuar kanë trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike drejt Italisë.

Policia bën me dije se si korrier ata përdornin agjencitë e udhëtimeve, ndërsa po punohet për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë.

Po sot policia e Tiranës ka kryer arrestimin e shtetasit Fredi Seferi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesmarrje në organizatat kriminale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›