E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE Berisha e Rama e dine cfare duhet te bejne

/ /

Ne nje deklarate per mediat ai beri thirrje per parandalimin e dhunes respektimin e institucioneve dhe nxjerrjen e pergjegjesve qe shkaktuan viktimat ne demonstraten e opozites. BE eshte bashke me ju dhe i gatshem per ta ndihmuar vendin tuaj. Si Baronesha Ashton dhe komsioineri Fule jane te gatshem te vijne serish ashtu si edhe une jam i gatshem te vij por tashme varet nga politikanet tuaj qe ata te bejne levizjen e pare te duhur ne drejtimin e duhur. Ata e dine saktesisht se cfare duhet te bejne u shpreh Lajcak. Diplomati i larte i Bashkimit Europian tha me tej se eshte e nevojshme ruajtja e qetesise dhe respektimi i shtetit te se drejtes. I kujtova perfaqesuesve tuaj politike per pergjegjesite e tyre qe i ndajne te gjithe per keto gjera te meposhtme Parandalimin e cdo dhune dhe gjakderdhjeje te metejshme funksionimin e institucioneve shteterore dhe respektimin e tyre sepse askush nuk eshte mbi keto institucione per te sjelle pergjegjesine per ata qe shkaktuan vdekjet Shmangien e ndonje veprimi apo veprimeve qe do te conte ne zgjerimin e metejshem te hendekut qe ndan aktualisht skenen politike dhe shoqerine dhe veprime qe do ta shtojne nivelin e konfrontimeve se fundi kthimin e Shqiperise drejt rruges europiane theksoi me tej Lajcak. Keto ceshtje mund te arrihen vetem nese te dyja palet qeveria dhe opozita luajne rolin e tyre. E bera teper te qarte qe e ardhmja europiane e Shqiperise varet se tepermi mbi ate nese udheheqesit politike shqiptare do te zgjedhin te bejne ate qe do ti kerkojme ne qe te bejne dhe ta bejne tani perfundoi fjalen e tij diplomati sllovak teksa nuk pranoi pyetje nga mediat per shkak te axhendes se ngjeshur te takimeve.
Takimet
Mengjesin e djeshem sapo mberriti ne vendin tone Miroslav Lajcak i derguari i Baroneshes njeheresh perfaqesuesja e larte e Bashkimit Europian Catherine Aston u prit nga Presidenti Topi. Ne kete takim ai ishte i shoqeruar nga ambasadori i Komisionit Europian ne Tirane Ettore Sequi si dhe delegacioni qe e shoqeronte. Pas ketij takimi Lajcak u takua me kryeministrin Berisha. Zyra e shtypit beri te ditur se kreu i ekzekutivit ka bere nje ekspoze te ngjarjeve te 21 janarit nderkohe qe e ka siguruar perfaqesuesin e BE-se per gatishmerine e qeverise per nje hetim te plote e te paanshem te ngjarjes. Ne te njejten kohe Lajcak beri thirrje per rivendosjen e dialogut politik. Pas ketij takimi i derguari i Ashton u takua me kreun e Partise Socialiste Edi Rama nderkohe qe pasdite ai u prit serish nga Presidenti Topi. Ne nje njoftim te Presidences thuhet se i derguari i Ashton i ka bere Presidentit Topi konkluzionet e takimeve te tyre te meparshme ndersa kane konsoliduar se bashku me Kryetarin e Shtetit qendrimin per situaten delikate ne vend dhe zgjidhjen sa me te shpejte te saj.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›