E Diel, 1 Nëntor 2026

Demonstruesi me arme Prokuroria sparaqiti fotot

/ /

Ne vendimin e gjyqtares Blerina Muca argumentohet se nga ana e Prokurorise nuk ishin paraqitur prova qe te vertetonin armembajtjen e 32-vjecarit Ndreu ne demonstrate. Sipas gjykates ndonese nga Prokuroria u pohua ekzistenca e pamjeve filmike qe tregonin Ndreun te armatosur CD-ja me pamjet nuk u paraqit si prove ne proces. Gjithashtu gjate kontrollit fizik te Gjin Ndreut pas arrestimit nuk i ishte gjetur me vete arma e pretenduar nga akuza. Paraditen e se henes Gjykata e Tiranes nuk pranoi kerkesen e Prokurorise per caktimin e mases se sigurise arrest me burg ndaj Ndreut. Ne vendim gjykata vleresoi te rregullt arrestimin ne flagrance te Ndreut dhe caktoi per te masen e sigurise detyrim paraqitje. Nderkohe Ndreu do te paraqitet serish per mase sigurie sot ne gjykaten e kryeqytetit pas riarrestimit qe iu be pak pas lirimit mbremjen e se henes. Sipas policise ai u perfshi ne nje konflikt me nje patrulle policie ne rrugen Muhamet Gjollesha ne Tirane.
GJYKATA
Gjin Ndreu i cili dyshohet se ne daten 21.01.2011 ne tubimin e organizuar nga subjektet politike Opozita e Bashkuar me leje te Drejtorise se Qarkut Tirane te kete qene nje nga protestuesit qe u kane vene zjarrin disa automjeteve te parkuara ne bulevard dhe qe kane kryer akte dhune ndaj forcave te policise te ngarkuara me ruajtjen e rregullit dhe qetesise ne kete tubim. Mbeshtetur ne vezhgimet e policise eshte bere e mundur dhe kapja ne flagrance e nje numri te madh pjesemarresish ne keto veprime midis te cileve dhe te dyshuarin Gjin Ndreu. Vec sa me siper nga ana e Policise Gjyqesore pretendohet te jene marre dhe disa pamje filmike me CD mbi te dhenat e te cilave pretendohet nga organi i procedimit penal se ky i dyshuar ka qene i pajisur me arme e cila eshte dalluar ne momentin qe eshte ngjitur ne borduren e rrethimit te godines se Kryeministrise. Mbeshtetur ne kete pretendim nga ana e Prokurorise jane ngritur dyshime mbi shtetasin Gjin Ndreu edhe per konsumimin e elementeve te vepres penale te armembajtjes pa leje. Ne lidhje me dyshimet e organit te procedimit penal per kete veper penale vlen te theksohet se gjate kesaj seance nuk u paraqit asnje prove ne mbeshtetje te saj. Keshtu megjithese u pretendua si prove nje CD me pamje filmike qe kompromentojne te dyshuarin jo vetem qe kjo prove nuk eshte bere pjese e fashikullit hetimor ne menyre qe te arrihej identifikimi i mundshem i tij por as ne momentin e kontrollit te ushtruar ndaj te dyshuarit nuk rezulton te jete gjetur arme me vete e detyrueshme per nje akuze te tille argumentohej ne vendimin e gjykates.

ARMAND BAJRAMI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›