E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Bojkoti i opozitës pengon integrimin e Shqipërisë

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Olli Rehn paralajmëroi se bojkoti i Parlamentit nga opozita shqiptare do të ketë një impakt negativ në shanset e Shqipërisë për të patur statusin kandidat. Deklarata e zyrtarit europian u dha në një konferencë për shtyp pas takimit në Bruksel me shefin e diplomacisë shqiptare, Ilir Meta. I pyetur nga TV Klan, për vendimin e opozitës për të mos hyrë në Kuvend, zoti Rehn u shpreh se,
"Bojkoti i opozitës nuk i shërben integrimit të vendit. Kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë, sepse po ndikon në plotësimin e standarteve", tha ai.
Nga ana e tij Meta, u shpreh i angazhuar për të bashkëpunuar me opozitën, ndërsa pritet prej palës tjetër që të marrë përgjegjësitë e veta.
"Qeveria dhe maxhoranca kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim, por pa shkelur pavarësinë e gjyqësorit dhe vendimet e gjykatës", u shpreh Meta.
Komisioneri Rehn theksoi se nëse Shqipëria përmbush kushtet, atëherë do të ketë lajme të mira për të në mesin e vitit 2010 sa i takon heqjes së regjimit të vizave

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›