E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ana e egër e futbollit

Femra konsiderohet si seksi i dobët, por në futboll të gjithë janë të barabartë. E në fakt po të shikosh Elizabeth Lambert futbollisten e skuadrës Lobos të Nju Meksiko, bindesh se femrat vetëm të dobëta që nuk janë.
21-vjeçarja është bërë tashmë e famshme në internet për dhuntinë e saj ose të themi më mirë për dhunën që ushtron ndaj rivaleve. Studentja në Universitetin e Nju Meksikos është skualifikuar përkohësisht nga ndeshjet e ardhshme të skuadrës për shkak të një incidenti të dhunshëm. Gjatë ndeshjes me skuadrës universitare Brigham Jang, Lambert i ka rënë me grusht dhe ka shkulur flokët rivales së saj duke e shtrirë përtokë. Harrojini skuadrat seksi të futbollit amerikan, në Brazil femrat dinë të përleshen më mirë se meshkujt dhe nuk bëhet fjalë vetëm për hormone. Grushta, shkelma, shkulje flokësh, ulje pantallonash, luftë bërrylash, kjo është moda më e fundit e futbollit të femrave që ofron skena të jashtëzakonshme më të këqija se ato të rivalëve meshkuj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›