Bregu: Gati të plotësojmë Pyetësorin e KE

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka garantuar se administrata shqiptare është gati të plotësojë Pyetësorin e KE-së. Ajo theksoi se 45 institucione janë përfshirë në këtë proces dhe grupet e punës do të punojnë me orar të zgjatuar për të plotësuar Pyetësorin. Sipas Bregut ministria e Integrimit dhe zyrat në Bruksel janë riorganizuar. Majlinda Bregu thekson se është hartuar kalendari për çdo institucion për përgjigjet e pyetësorit.