BE: Hiqeni imunitetin të aviteni pranë nesh

Të dyja organizatat, ajo e BE-së dhe ajo e Këshillit të Evropës, vlerësuan të dyja draftet e paraqitura nga Partia Demokratike dhe ajo Socialiste, teksa kërkuan që të gjendej konsensusi për t’i përmbyllur sa më parë ndryshimet e kërkuara.
“Që prej shumë vitesh BE-ja ka kërkuar që Shqipëria të marrë masa për heqjen e imunitetit. Prandaj, EURALIUS para një viti paraqiti një raport ku i kërkonte Shqipërisë që të merrte masa kundër imunitetit. Gjetja kryesore ishte që Shqipëria të hiqte imunitetin e përgjithshëm. Ne i kërkuam Shqipërisë që të mbronte gjyqtarët vetëm për çështje civile dhe penale. Propozimi i paraqitur nga partitë politike i arrin qartë standardet që ne kemi kërkuar. Propozimi i paraqitur nga Partia Demokratike na bën veçanërisht të lumtur pasi është paraqitur nga EURALIUS ndaj e mbështesim, por edhe propozimi tjetër i Partisë Socialiste arrin standardet evropiane”, deklaron përfaqësuesi i Euralius, Joaquin Urias, i cili prej rreth një viti asiston në krijimin e bazës ligjore.
"Ka dy opsione dhe janë shumë të mira, pasi kanë të bëjnë me kufizimin e imunitetit. Dhe ndoshta ju jeni të interesuar të dini se cili është propozimi më i mirë. Në të gjithë mendojmë se vendimmarrja i përket politikanëve shqiptarë", tha përfaqësuesi i PACA, Tilman Hoppe.
Pikat ku ndahen për imunitetin e deputetëve
Partia Demokratike ka prezantuar një draft të sajin, i cili thuajse komplet është i përkthyer nga drafti i propozuar nga ndërkombëtarët, pasi kjo sipas tyre, për të mos krijuar ndasi me opozitën. Në këtë draft parashikohet që deputetëve t’iu hiqet plotësisht imuniteti, teksa ata mund të ndiqen penalisht, mund të arrestohen dhe mund t’iu kontrollohet në çdo kohë banesa e tyre nga organet e drejtësisë. Ata nuk mund të ndiqen vetëm për opinionet dhe votën e tyre që japin në Parlament. Socialistët nga ana e tyre, kërkojnë heqjen e plotë të imunitetit, por deputeti dhe ministri sipas tyre, nuk mund të arrestohet dhe mos t’i kontrollohet banesa.
“Para se organet e drejtësisë të ndërmarrin të tilla nisma kundrejt një parlamentari, është Kuvendi që duhet të miratojë autorizimin" thonë socialistët. Në këtë drejtim, përfaqësuesi i EURALIUS kërkoi që deputeti të mos ndiqet për shpifje. “Çështje problematike ajo e shpifjes. Mendoj se nuk duhet të lejoni që deputet të ndiqen penalisht për shpifje, pasi është më mirë dhe nga eksperienca evropiane që deputeti të thotë dicka sesa të mos ketë të drejtën të japë mendimin e saj. E dyta ka të bjë me kontrollin e banesës, në rekomandimet ndërkombëtare lejohet që prokurorët të fillojnë një hetim ndaj deputetëve. Një kontroll banese mund të ndikojë në funksionimin e parlamentit. Pasi nëse banesa e tij po kontrollohet tani nuk mund të shkojë në punë. Por, pengesës është edhe për prokurorët. Në këtë rast rekomandimi im si ekspert është që ndalimi për kontrollin e banesës të shihet në kodin penal jo në Kushtetutë”, tha përfaqësuesi i EURALIUS.
Imuniteti i gjyqtarëve
Për orë të tëra në Këshillin e Legjislacionit dhe komisionin e Ligjeve është diskutuar edhe për imunitetin e gjyqtarëve. EURALIUS dhe PACA kërkuan reforma të thella në Gjykatën e Lartë dhe më pas hartimin e bazës së plotë ligjore për imunitetin në fushën e drejtësisë.
Të pranishëm në këto diskutime ishin edhe krerët e institucioneve që preken nga ky ligj. Kryeprokurorja, Ina Rama tha se heqja e imunitetit duhet të bëhet edhe më përcaktime të qarta në Kodin e Procedurës Penale.
"Të dy draftet realizojnë qëllimin tonë thelbësor, pra bëjnë të mundur që prokuroria të bëjë hetime ndaj zyrtarëve që gëzojnë imunitetin. Në thelb duket që këto ndryshime i hapin rrugë hetimit dhe ne jemi të realizuar në pritshmëritë tona. Do ishte shumë e përshtatshme që paketa kushtetuese të shoqërohej me një paketë, e cila do të sillte ndryshimet procedurale ose disa përkufizime të sqaroheshin më tepër për të mos lënë vend që të zbatohen procedura të gabuara", deklaroi zonja Rama.
Avokati i Popullit, Igli Totozani sugjeroi trajtimin me kujdes të çështjes për imunitetin e zyrtarëve të lartë, gjatë seancës dëgjimore të organizuar sot në Kuvend me grupet e interesit, lidhur me dy draftet e paraqitura për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë, në kuadër të luftës kundër korrupsionit. "Duhet të kuptoni se, risku që në punën tonë, në ushtrimin e funksioneve kushtetuese, të gjendemi përballe presioneve abuzive, nuk është i vogël”, tha, Igli Totozani. /S.Ll/Start/
2012-07-21 15:41