Ligji i Konf. Gjyqësore, gjyqtarët: Të mos zvarritet

Gjyqtarët pretendojnë se ligji do të rregullojë jo vetëm kriteret e emërimeve dhe të karrierës, por do ti presë rrugë influencave politike në transferimet e tyre. Kryetari i Unionit të Gjyqtarëve, Ervin Metalla, në një intervistë për "AS", thotë se sugjerimet e tyre janë përfshirë në draft.
"Ligji, është situata ideale për funksionimin e mbarëvajtjen e Konferencës së Gjyqtarëve, e cila nuk ka thjesht funksion zgjedhjen e anëtarëve të KLD-së, por ka një mision më të gjerë se kaq, që është mbrojtja, promovimi i pavarësisë së gjyqësorit, ngritja profesionale etj.", shprehet Metalla.
Gjyqtarët ndonëse kanë përqindjen më të larët të përfaqësimit në KLD,por deri më tani zëri i tyre nuk është dëgjuar në vendimmarrjen e qeverisë së gjyqësorit, për shkak të politikës. 9 prej anëtarëve të KLD-së, ose dy të tretat e tyre zgjidhen nga konferenca gjyqësore kombëtare.
“Procedura për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KLD-së të fillojë përpara se efektivisht të mbarojë mandatin anëtari i KLD-së, jo pas", shprehet Metalla. Në draftin e ri ligjor të hartuar nga ministria e Drejtësisë me asistencën e misionit të BE-së, Euralius, janë përfshirë edhe propozimet kryesore të gjyqtarëve, për të cilat, ata besojnë se do të përmirësojnë situatën në sistemin e drejtësisë. /Start/
2012-07-21 18:05