E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE Jo ndarjes se Kosoves


E pyetur nëse është në dijeni të deklaratave që vijnë nga serbët e veriut të Kosovës për shpallje të pavarësisë , Maja Kocijancic, zëdhënëse e Pëerfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Siguri në BE, Kethrin Ashton, përsëriti qëndrimin e njohur të Bashkimit Europian.

"Unë besoj se qëndrimi ynë, apo qëndrimi i Bashkimit Europian, është shumë i qartë. Ne besojmë, sidomos në rastin e vecantë të Serbisë dhe Kosovës, se cështjet që janë aktualisht mbi tavolinë duhet të diskutohen nëpërmjet dialogut. Dhe shumë thjesht, ne e kemi bërë tepër të qartë qëndrimin tonë për kufinjtë: ne nuk duam të shohim më asnjë ndryshim kufinjsh në Ballkan", deklaroi zëdhënësja e Catherine Ashton, Maja Kocijancic.

Në raundin e 7-të bisedimeve mes palëve, përvec marrëveshjes mbi njohjen e diplomave universitare në takimin e një nate më parë, palët dështuan të mërkurën që të arrijnë ndonjë zgjidhje mbi situatën e bllokuar në veri. Megjithë cilësimin si një 'rinisje pozitive' e dialogut, ndërmjetësuesi i BE-së, Robert Cooper, shpjegon detaje të vështirësive të ndeshura.

"Liria e lëvizjes është një cështje e vështirë dhe e komplikuar. Janë të shumta problemet që jemi përpjekur të zgjidhim, si përshembull, dokumentet që duhen përdorur në pikat e kalimit kufitar; targat janë cështje e komplikuar; një cështje vecanërisht e vështirë është ajo e sigurimit, ku nuk jemi të këenaqur me zgjidhjet e deritanishme", tha ndërmjetësuesi i BE, për dialogun Prishtinë-Beograd, Robert Cooper.

Ndëersa pëer palën kosovare, Beogradi  duhet ndëshkuar për moszbatim të marrëveshjeve, për serbët, dialogu rezultoi mjaft pozitiv.

"Theksi për palën tonë, pra për qeverinë e Republikës së Kosovës, ishte në problemet e zbatimit të marrëveshjeve dhe në dështimet e Serbisë për t'i përmbushur obligimet. Edhe sot, mund të konstatoj se sado që ka patur disa përparime të vogla, në planin e implementimit të 4 marrvëshjeve të arritura, Serbia vazhdon të dështojë në përmbushjen e detyrimeve. Unë shpresoj që këtë do t'a marrë parasysh Komisioni Europian dhe institucionet e tjera të rëndësishme të BE-së", theksoi zëvendës-Kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri.

"Ne patëm, në përgjithësi, një raund shumë pozitiv me Prishtinën. Është pozitive sepse arritëm të mbyllim një cështje konkrete dhe të rëndësishme, e cila ndikon tek njerëzit e thjeshtë dhe tek studentët e të dyja entiteteve tona, dhe ajo është cështja e njohjes së diplomave universitare, për zgjidhjen e së cilës ne jemi me të vërtetë shumë të kënaqur", u shpreh Drejtori Politik në MPJ serbe, Borko Stefanoviç.

Vetëm me pjesëmarrjen e tyre në "dialog" dhe arritjen e vlerësimeve pozitive, Beogradi synon marrjen e statusit kandidat në BE, pa lëshuar pe në terren, në veriun e bllokuar të Kosovës.

Raundi i ardhshëm i dialogut Prishtinë-Beograd pritet të mbahet përpara fundit të muajit nëntor.

Përgatiti: Arta Tozaj

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova PE: 5 shtetet të njohin Kosovën
Në të njëjtën kohë me dialogun Prishtinë-Beograd në ambientet e Këshillit të BE, në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek paraqiti projekt-rezolutën e radhës për Kosovën. Hoxhaj: Europa, më shumë presion ndaj Serbisë
Në një takim me homologun e tij austriak, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i kërkoi vendeve të Bashkimit Europian të ushtrojnë më shumë presion ndaj Serbisë, për të realizuar tërheqjen e trupave të saj paramilitare nga veriu i Mitrovicës.
Serbët e Veriut, “gati pavarësinë”
“Në kufi të konfliktit”, është titulli i një shkrimi në prestigjiozen ‘The Ekonomist’. Ky titull mbase i përgjigjet situatës së krijuar në Mitrovicën e veriut veçmas pas 25 korrikut dhe jo vetëm.
Leposavic, pranga agjentit të policisë
Një oficer i policisë së Kosovës është arrestuar një ditë më parë në Mitrovicë, pasi ka kërcënuar me armë një kolegun e tij. Mitrovicë, tubim i qetë tek Kroi i Vitakut
Një tubim i qetë është mbajtur të martën në lagjen Kroi i Vitakut, në veri të Mitrovicës, ku kanë marrë pjesë banorë serbë.

Lajmet kryesore

Familja e Konomit: Nuk po bëhet drejtësi
Letër e hapur e të afërmve të gjyqtarit
Prifti: Me Metën dhëmb për dhëmb
Policia ndalon Likën e Ruçin
Profesionet e rregulluara në “Top Show”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›