E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia ndalon Liken e Rucin


Pas përfundimit të ekspertizës së aksidentit të rëndë rrugor në rrugën e Elbasanit mbrëmjen e së dielës, Prokuroria firmosi dy urdhëra arresti, një për drejtuesin e automjetit “Mini Kuper”, Edi Lika, 34 vjeç dhe një tjetër për djalin e deputetit Gramoz Ruçi, Ledion Ruçi, 26 vjeç, i cili drejtonte një automjet “BMË-X6”.

Gjatë aksidentit të rëndë humbi jetën një vazjë 27-vjeçare dhe u plagosën dy shtetas të tjerë. Gjatë një komunikimi për shtyp, Drejtoria e Policise së Qarkut Tiranë, njoftoi ndalimin e të dy shoferëve që shkaktuan aksidentin.
 
Sipas ekspertizës rezultoi se të dy drejtuesit e automjeteve nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe janë konsideruar fajtorë në shkaktimin aksidentit me pasojë vdekjen e një personi.
 
Sipas ekspertëve, fajësia më e madhe rëndon mbi drejtuesin e automjetit “Mini Cuper”, i cili nuk e ka respektuar semaforin, duke qarkulluar në bulevardin “Bajram Curri”, me drejtim zonën e Brrylit në Tiranë.

Ndërsa automjeti “BMË-X6” ka qenë duke ardhur me shpejtësi të tepruar nga rruga “Xhorxh Bush”, në afërsi të godinës së parlamentit me drejtim kalimin drejt rrugës së Elbasanit.

Gjatë këtij aksidenti humbi jetën Brunilda Pinderi, 27 vjeç, e cila udhëtonte në automjetin “Mini cuper”, si edhe u dëmtua rëndë një vajzë 18 vjeç.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Lezhë, arrestohet mjeku
Ndue Cupi, 55 vjec kirurg në spitalin e Lezhës është arrestuar nga policia për mjekim të pakujdesshëm. Berat, burg pa afat vrasësit të gruas
Jepet masa e arrestit burg pa afat per 61-vjecarin Gani Myrteli. Gjykata e Beratit dha masen arrest me burg per Myrtelin, i cili vrau me mjete te forta bashkeshorten e tij fundjaven e shkuar. Zjarri në Tiranë, qindra miliona të shkrumbuar
Dhjetëra biznese janë shkrumbuar totalisht nga flakët e zjarrit që pushtoi mbrëmjen e së hënës Tregun Ushqimor, prane Qytetit të Nxënësve. Korcë, kërcënuan adoleshentin, dy në pranga
Një gjimnazist 16-vjecar nga fshati Polenë i Korcës është bere pre e kërcënimeve me thikë të 3 personave për një periudhë njëvjecare, mes të cilëve edhe një punonjës i Burgut të Drenovës. Banda e Cërrikut, jepet pretenca
Tre burgime të përjetshme dhe 122 vjet burg. Këto janë dënimet që ka kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda për nëntë të pandehurit e asaj qe njihet si Masakra e Cerrikut 1997.


Lajmet kryesore

Prifti: Me Metën dhëmb për dhëmb
Videon do t’ia dërgoj ambasadave të SHBA dhe BE-së”
Berisha kërkon mbështetjen e Izraelit
Zjarri në Tiranë, qindra miliona të shkrumbuar
Sabri Godo shtrohet në spital

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›