BE: Kosova te bisedoje me Serbine
Qeveria e Kosoves duhet te jete e perfshire ne nismat rajonale, perfshire edhe dialogun me Beogradin. Keshtu eshte shprehur dje Perfaqesuesi Civil Nderkombetar, Piter Feith, ne nje konference te perbashket me zyrtaret evropiane. "Qe Ballkani perendimor t'ia hape vetes perspektiven evropiane, eshte e nevojshme qe te kete bashkepunim dhe kontakte mes shteteve", deklaroi perfaqesuesi evropian. Gjate nje konference te perbashket me zyrtare te larte te Bashkimit Evropian ne Kosove, ai vleresoi se eshte dobiprurese qe Kosova te kete raporte te mira me fqinjet, perfshire edhe Serbine. "Qeveria e Kosoves duhet te jete e perfshire ne nismat vijuese, perfshire edhe ne dialogun me Beogradin, per ceshtjet e hapura, ne te cilat Qeveria mund te gjeje zgjidhje ne te mire te qytetareve te saj", tha Feith. Sipas tij, BE-ja eshte e gatshme qe t'i ndihmoje keto kontakte, por pa e paragjykuar rezultatin e bisedimeve. Theksi i konferences se djeshme ishte i perqendruar sidomos ne reformat ne Kosove, qe ky vend te jete i gatshem per t'i filluar nje dite negociatat per integrime evropiane. "Reformat nenkuptojne pergatitjen e Kosoves drejt integrimeve dhe perspektives evropiane dhe drejt Stabilizim Asociimit", tha Feith. Kjo, sipas tij, nenkupton edhe forcimin e sundimit te ligjit dhe respektimin e te drejtave te njeriut e pakicave. Per t'u ballafaquar suksesshem me sfidat, Perfaqesuesi Civil Nderkombetar ne Kosove deklaroi se shteti te ri i duhet nje angazhim ne tri drejtime, ne krijimin e nje stabiliteti te qendrueshem, nisja e reformave ekonomike, joshja e investimeve nga jashte dhe privatizimi, si dhe pajtimi mes komuniteteve.