E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vleresohet niveli i bashkepunimit gjate trazirave ne veri te Mitrovices

Bordi Koordinues per Sundimin e Ligjit, qe eshte krijuar nga Qeveria e Republikes se Kosoves dhe EULEX-i, ka zhvilluar dje takimin e rregullt ne te cilin ka diskutuar per ceshtjet qe nderlidhen me fushat e sundimit te Ligjit ne Kosove. Bordi ka diskutuar per zhvillimet e fundit te sigurise ne pjesen veriore te Mitrovices, si dhe per draft-ligjin kunder Pastrimit te Parave. Bordi eshte kryesuar nga zevendeskryeministri kosovar, Hajredin Kuci dhe nga shefi i EULEX-it, Iv De Kermabo. Ne fjalen e hapjes, zevendeskryeministri Kuci ka vleresuar se respektimi i ligjit eshte nje prej vlerave me te cmuara nga Qeveria e Republikes se Kosoves dhe ne bashkepunim edhe me EULEX-in jane duke u shenuar progres ne kete drejtim. Ai ka vleresuar bashkepunimin e mire mes te Qeverise se Kosoves dhe EULEX-it, dhe ka vecuar si shembull menaxhimin e situates se krijuar diteve te fundit ne veri te Mitrovice. Shefi i EULEX-it, Iv De Kermabo, ka vleresuar vitin e kaluar si shembull te bashkepunimit te mire me Qeverine e Kosoves dhe ka perseritur gatishmerine e misionit te EULEX-it per te vazhduar edhe kete vit me bashkepunim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›