E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE Kufizoni imunitetin e zyrtareve

Sekui Sundimi i ligjit ka nevoje per bashkepunim politik Evropa eshte ketu e gatshme t039ju ndihmoje. Topi Duhet bashkepunim politik

Bashkimi Evropian i ben thirrje politikes shqiptare per te luftuar korrupsionin ne cdo hallke. Ambasadori i BE-se ne vendin tone Etore Sekui theksoi dje se reformimi i imunitetit eshte nje proces qe duhet te kryhet. Kete qendrim mbeshteti dhe Presidenti i Republikes Bamir Topi ne konferencen per sistemin e imuniteteve ne Shqiperi. Ndersa kreu i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali theksoi se mazhoranca ka qene gjithmone pro kufizimit te imunitetit te zyrtareve te larte. Edhe deputeti socialist njeheresh nenkryetar i Komisionit te Ligjeve Fatmir Xhafaj u shpreh pro kufizimit te imunitetit ne nje kohe qe ka qene opozita qe ka penguar miratimin e tij ne Kuvend. Drafti per kufizimin e imunitetit ka vite tashme qe eshte ne sirtaret e Kuvendit pa mundur te miratohet per shkak te mungeses se vullnetit politik mes paleve. Ligjvenesit demokrate kane hequr dore nga imuniteti i tyre duke nenshkruar nje deklarate per kete. Edhe pse ky veprim nuk ka fuqi juridike ka shprehur me se miri vullnetin politik te mazhorances.

Sekui-Topi

Etore Sekui theksoi dje per rendesine e kufizimit te imunitet ne konferencen per sistemin e imuniteteve. Sipas tij pervoja ne rajon ka treguar qe rendesia e reformen ne gjyqesor dhe korrupsionit eshte mire te behet ne procesin e paraanetaresismit dhe kjo eshte theksuar nga komisioneri Fyle ne Bruksel. Sekui theksoi se perqendrimi kryesor duhet te jete pikerisht tek ato ceshtje qe jane konsideruar si me te rendesishme. Shqiperia duket te tregoje se vendi ka institucione qe jane ne gjendje qe ushtrojne qeverisje te drejte dhe te mbroje te drejtat njeriut. Ne kemi mundesine te perqendrohemi ne nga ceshtjet me kryesore si imuniteti. Raporti i Progresit flet per ceshtjet me te rendesishme qe duhen permbushur. Ne raport theksohet se duhet te kufizohet imuniteti i gjyqtareve - theksoi ai. Ambasadori i BE-se ne vendin tone shtoi se imuniteti nenkupton te drejta por dhe detyrime. Imuniteti do te thote se zyrtare dhe gjyqtare mbajne dhe lirite e tyre per te funksionuar te pavarur por edhe te japin llogari kur ka shkelje. Te luftohet korrupsioni te ne gjitha nivelet.

Dua te theksoj se kjo eshte pune thelbesore qe ka nevoje per te gjitha forcat politike. Sidomos ne fushat e studimit te ligjit dhe ne nje kontekst te tille duhet konsultim. Kam besim se diskutimet e sotme do e cojne per para procesin e reformave - tha ambasadori. Ai kerkoi te kete marreveshje te gjere mes forcave politike. Sundimi i ligjit ka nevoje per bashkepunim politik Evropa eshte ketu e gatshme tu ndihmoje - tha Sekui. Edhe Presidenti Topi foli per rendesine qe ka heqja e imunitetit per te ndihmuar shtetin e se drejtes. Topi tha se zyrtaret e larte ndien te pakapshem nga forca e ligjit. Ai tha se barazia para ligjit nuk eshte vetem parim kushtetues. Duke ju referuar Progres Raporti te KE Topi kerkoi nga forcat politike bashkepunim. Sot Shqiperia ka nevoje per me shume dialog e bashkepunim. Shteti i se drejtes nuk mund te jete i duhuri nese ska bashkepunim - tha Topi.

PD-PS

Kryetari demokrat i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali ka dhene garanci absolute per gatishmerine e mazhorances ne ndryshimet kushtetuese per heqjen e imunitetit te deputeteve. Ne e kemi thene me shume se sa njehere. PD i jep voten e saj te padiskutueshme per te gjitha amendamentet kushtetuese. Nese ka nje projekt kushtetues ne e japim voten sepse vullneti jone eshte i palekundur - tha Rusmali. Edhe deputeti socialist Fatmir Xhafaj zevendeskryetar i Komisionit te Ligjeve ka rikujtuar perpjekjet e hershme te PS-se per kete ceshtje por ka theksuar se edhe me imunitet te hequr zyrtaret kane mundur ti fshihet ndeshkimit per korrupsion. Ne rikonfirmojme qendrimin tone per domosdoshmerine e kufizimit te imunitete te deputeteve dhe para se gjithash te zyrtareve te larte. Heqja e imunitetit realizohet permes ndryshimit kushtetues - tha Xhafaj. Jane dy projektet ai PACA qe jep asistence ne luften kunder korrupsionit dhe EURALIUS qe ofron asistence ne reformen e sistemit te drejtesise te cilat jane financuar nga Bashkimi Evropian me nje fond prej 44 milione euro hartues te sugjerimeve per reformen ne sistemin e imuniteteve. Perfaqesuesit e EURALIUS ne kete tryeze fillimisht thane disa rekomandime per imunitetin e gjyqtareve duke sugjeruar se imuniteti i pergjithshem duhet hequr. Gjyqtaret duhet te pergjigjen perpara ligjit per shkeljet e kryera jashte funksionit te tyre gjyqesor. Ndersa per gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese nuk duhet te perfitojne nga imuniteti i pergjithshem por nga nje regjim procedural i ngjashem me ate qe u jepet deputeteve. Ne propozimet qe prekin mandatin e ligjberesve shqiptare thuhet se nese deputeti kapet ne flagrance heqja e imunitetit behet menjehere. Sipas propozimeve te EURALIUS pa imunitet duhet te mbeten edhe ministrat Avokati Popullit kreu i Kontrollit te Larte te Shtetit dhe anetaret e KQZ-se.

Halimi Prokuroria perdor imunitetin si alibi

Ministri i Drejtesise Eduart Halimi mbeshtet kerkesen e nderkombetareve per kufizimin e imunitetit. Por ai shton se prokurorine nuk e pengon imuniteti per te kryer hetimet qe i konsideron te nevojshme. Ajo e ka te drejten te kerkoje prova dhe shkresa per cdo person. Ajo qe e pengon prokurorine per te kryer hetimet nuk eshte imuniteti por kerkohet te gjendet alibi - u shpreh Halimi. Ai shtoi se kufizimi i imunitetit mund te behet me se miri edhe pa ndryshime ne Kushtetute per te cilat kembengul opozita. Nisma per reformimin e imuniteteve mund te realizohet edhe pa ndryshime kushtetuese. Korrupsionin e bejne sekseret e bejne biznesmenet avokatet policet prokurorit te gjithe. Askush nuk e pengon prokurorine qe te pergjoje avokatet sekseret tek bejne pazarin e radhes per gjyqtaret - theksoi dje kreu i Drejtesise. Halimi pohoi me tej se e djathta dhe mazhoranca e kane shpallur si prioritet strategjik te programit politik reformimin e imuniteteve te orientuar drejt kufizimit dhe heqjes se tij sidomos per veprat penale te korrupsionit qe ne vitin 2005. Te bindur absolutisht mbi pergjegjesine para qytetareve muaj me paredeputetet e mazhorances vendosen njezeri te heqin zhgunin e imunitetit dhe te jene perballe ligjit dhe ndeshkimit per korrupsion njelloj si qytetari i thjeshte - tha ai. Por per Prokuroren e Pergjithshme Ina Rama eshte e nevojshme te behen ndryshime kushtetuese. Imuniteti qe gezon kjo kategori gjyqtaresh dhe zyrtaresh eshte i panevojshem eshte pengues per hetimin e rasteve te korrupsionit ndaj tyre dhe eshte e domosdoshme te behen ndryshime kushtetuese per heqjen dhe kufizimin e tij - theksoi dje kryeprokurorja. Ndersa anetari i Gjykates se Larte Ardian Dvorani tha se gjyqtaret ndjehen te pambrojtur pa imunitet perballe politikes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›