E Diel, 1 Nëntor 2026

Levizja e lire Siguria shtyn marreveshjen me Serbine

Komisioni i Sigurise vendosi dje shtyrjen e marreveshjes me Serbine per levizjen e lire te shtetasve. Vendimi u mor pas diskutimeve ne mbledhje dhe kerkeses se opozites per shtyrjen e saj per nje moment te dyte pasi te merret informacion mbi impaktin e saj ne opinionin publik te Kosoves. Por mazhoranca e konsideroi te panevojshme shtyrjen e draftit. Sipas tyre qendrimi politik i Shqiperise ndaj Kosoves eshte me se i qarte. Kjo eshte marreveshje e levizjes se lire te qytetareve. Shteti yne do te mbaje qendrim duke inkurajuar Serbine qe te marre pjese ne negociata. Ne do punojme ne gjithe boten dhe do mbeshtesim pavaresine e Kosoves. Kemi bere dhe do te bejme perpjekje te jashtezakonshme. Ndersa kjo eshte per levizjen e lire - tha kreu i Komisionit te Sigurise Leonard Demi pas kerkeses se deputeteve opozitare per shtyrje. Por socialisti Paulin Sterkaj theksoi se opozita nuk eshte kunder ne parim kesaj marreveshje por ajo duhet pare me vone duke pare situaten mes Serbise dhe Kosoves. Jemi te mirinformuar nga mediat se cfare po ndodh atje. Ndersa deputeti Ilir Gjoni kerkoi informacion nese ministria e Jashtme kishte bere nje analize per impaktin e kesaj marreveshje ne opinionin kosovar kreu i Sigurise Demi theksoi se porsa kohe marreveshje kishte ardhur ne Kuvend jane bere gjithe analizat e nevojshme. Pavaresisht kesaj Gjoni kembenguli qe edhe pse opozita eshte parimisht dakord duhet te jepet informacion nese Serbia e ka ratifikuar tashme kete marreveshje apo kur ka ne plan ta beje si dhe te merret mendimi i plote i Ministrise se Financave. Pas diskutimeve u vendos shtyrja e saj per ne nje seance tjeter ndersa shumica e deputeteve ne komision ishin te opozites.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›