E Diel, 1 Nëntor 2026

Drashkovic Serbete Kosoves te marrinpjese ne zgjedhje

BEOGRAD- Shtohen zerat ne Serbi qe bejne thirrje per pjesemarrjen e serbeve te Kosoves ne zgjedhjet e pergjithshme. Pas sekretarit shteteror ne ministrine per Kosoven Oliver Ivanovic edhe ish-ministri i Jashtem serb Vuk Drashkovic shprehet i bindur se nje gje e tille eshte eshte ne te miren e serbeve qe jetojne ne Kosove.

Ne nje interviste per REL kreu i levizjes per Riperteritjen serbe tha se Mospjesemarrja e serbeve ne zgjedhjet ne Kosove do tu sillte atyre izolim nga realitetipor jo vetem kaq sipas Drashkovic Serbia e ka humbur sovranitetin e Kosoves prej kohesh.
Nuk eshte patriotizem ti shtysh njerezit te jene peng i nje politike artiste qe i ka kerkuar serbeve me vetizolim te luftojne per ruajtjen e sovranitetit te Serbise ndaj Kosoves edhe pse ky sovranitet eshte hequr me marreveshjen e Kumanovesdhe Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB- tha Drashkovic.

Ish shefi i diplomacise serbe pohon se mosnjohja e Kosoves nga Serbia nuk ka pse te pengoje normalizimin e marredhenieve Prishtine-Beograd ne menyre qe te dy vendet te ecin drejt Bashkimit Europian. Sipas tij ne skenen politike serbe ekzistojne te ashtuquajturit patriote te cilet maksimalisht e shfrytezojne Kosoven per ta realizuar qellimin e tyre strategjik - qe te pengohet shkuarja e Serbise ne Perendim te pengohet anetaresimi ne Bashkimin Evropian. Ky shtet ndodhet para vendimeve te medha nese do te beje cmos qe te mos na ike treni i fundit per ne Bruksel- tha Drashkovic.

Edhe Ivanovic kerkoi qe Beogradi te mos sanksionoje serbet qe do te marrin pjese ne zgjedhjet e Kosoves.
m.a/News24/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Drashkovic Serbet e Kosoves te marrin pjese ne zgjedhje

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›