BE, Mundësi për bisedime me Rusinë

Bashkimi Europian nuk e përjashton mundësinë e rifillimit të bisedimeve me Rusinë lidhur me një pakt për partneritet gjatë një samiti BE-Rusi në samitin e 14 nëntorit.
Deklaratën e dha ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner në një intervistë për një gazetë.
Kouchner dhe shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solana ka të ngjarë të ngrenë çështjen e bisedimeve për marrëveshjen, që u ndaluan lidhur me luftën në gusht të Rusisë me Gjeorgjinë.