Siri: Do të reagojmë nëse na sulmon SHBA

Qeveria siriane paralajmëron se do të kundërpërgjigjet në rast se Shtetet e Bashkuara të Amerikës sulmojnë sërish përgjatë kufirit të tyre me Irakun.
Incidenti ndodhi të dielën dhe Damasku zyrtar pretendon se gjatë bombardimit nga 4 helikopterë amerikanë u vranë banorë të pafajshëm.
Por zyrtarë amerikanë në kushte anonimati bëjnë të ditur se gjatë këtij aksioni u vra një person i përfshirë në trafikun e luftëtarëve të huaj që dërgohen në Irak nga ekstremistët islamikë.
BBC ben te ditur, se për amerikanët, vrasja e irakianit Abu Gadija ishte një sukses.
Ndërsa për sirianët ky ishte një akt i pastër terrorist dhe agresion ndaj sovranitetit të shtetit të tyre. Sipas Damaskut, gjatë incidentit u vranë të paktën 8 persona të paarmatorur gati 8 km në brendësi të territorit sirian.