BE: Ndryshoni situatën politike

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian diskutuan situatën në Shqipëri pas zgjedhjeve lokale. Të mbledhur në Luksemburg, ashtu si dhe në qershor 2010, kryediplomatet e 27 vendeve anëtare bëjnë thirrje urgjente për kapërcimin e krizes së tejzgjatur politike e cila mban peng integrimin europian te vendit.
Materiali i posacem per kete takim ministrash, perpiluar nga sekretariati i Sherbimit te Jashtem Europian, perseriste shqetesimin e Unionit per situaten e krijuar ne Shqiperi pas procesit te numerimit te votave, megjithese dita elektorale vleresohej e qete dhe transparente.
Burime konfidenciale nga ky takim rrefyen per TCH se ne mbledhje eshte shprehur shqetesimi per "mospermbushjen e kriterit politik te Kopenhagenit nga Shqiperia, pasi keto zgjedhje, sic dihet, perbenin testin kyc, e me keqardhje verehet se mesazhet e Unionit, per dialog politik mbi ato ceshtje qe nuk gjejne zgjidhje ne kod elektoral, nuk jane marre ne konsiderate nga udheheqesit politike."
Ne konkluzionet mbi Shqiperine, ministrat e Jashtem te BE-se shprehen se "situata ne Tirane eshte ceshtje shqetesuese dhe shprehet keqardhje per perkeqesimin e situates politike dhe rritjen e tensioneve pas ketyre zgjedhjeve". /tch/