BE: Në Kosovë është ruajtur stabiliteti

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë vlerësuar sot në Bruksel se në Kosovë është ruajtur stabiliteti, por situata e përgjithshme është e brishtë, dhe se sfidat kyçe ende mbeten sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar.
Ministrat e Jashtëm e kanë përshëndetur mbajtjen e qetë të zgjedhjeve lokale dhe kanë theksuar rëndësinë e madhe të zbatimit korrekt e të plotë të procesit të mbetur zgjedhor.
Në dokumentin përmbyllës të takimit në Bruksel, thuhet se sfida kyçe në Kosovë gjithashtu janë forcimi i kapaciteteve të administratës, mbrojtja e serbëve dhe pakicave tjera, e trashëgimisë fetare dhe kulturore si dhe dialogu dhe mikëkuptimi ndërmjet bashkësive.
Ministrat e Bashkimit Evropain kanë theksuar pritjen që Prishtina të bashkëpunojë me EULEX-in dhe të sigurojë veprimin e këtij misioni në Kosovë.