BE Ngerci politik nuk duhet te pengoje reformat
TIRANE- Ngerci politik nuk duhet te pengoje miratimin nga ana e Parlamentit te reformave dhe masave qe jane ne interes te Shqiperise dhe qytetareve te saj . Deklarata vjen nga Shefat e misioneve te Bashkimit Europian ne Shqiperi.
Permes nje deklarate te shperndare per mediat theksohet se lsquoBashkimi Evropian eshte mjaft i shqetesuar per ndikimin qe ngerci politik ka ne funksionimin e institucionit te Avokatit te Popullit. Bashkimi Evropian u ben thirrje te gjitha partive politike te procedojne ne menyre urgjente me emerimin e Avokatit te ri te Popullit.
Me tej Bashkimi Evropian u ben thirrje autoriteteve shqiptare te marrin masat e nevojshme per te garantuar venien ne zbatim ashtu sic duhet te ligjit kunder diskriminimit te miratuar nga Parlamenti ne shkurt te vitit 2010 perfshire ketu edhe mbeshtetjen me burime te mjaftueshme financiare dhe njerezore per Komisionerin per mbrojtjen e te drejtave te njeriut.
Gjithashtu Shefat e Misioneve te Bashkimit Evropian pershendesin rolin qe kane luajtur institucionet kombetare te te drejtave te njeriut dhe OJQ-te per te siguruar te drejtat e njeriut per te gjithe pa asnje lloj dallimi por venia ne zbatim e legjislacionit dhe strategjive ekzistuese sipas tyre eshte faktor kyc ne konsolidimin dhe garantimin e ketyre te drejtave.
e.n/news24/BalkanWeb