E Diel, 1 Nëntor 2026

Nafta verifikim dokumenteve te anijeve qe benin transportin

02/11/2010Prokuroria kerkon informacione mbi ngarkesat qe jane transportuar ne Itali

TIRANE-Verifikimet e Prokurorise per te gjetur gjurmet e kontrabandes se naftes virgine jane shtrire ne disa anije qe kane transportuar naften nga porti i Petroliferes ne Vlore ne portet italiane. Javen e kaluar eksperte te Prokurorise se Tiranes nepermjet nje shkrese zyrtare u kane kerkuar administratoreve te kater anijeve-cisterne venien ne dispozicion te gjithe dokumentacionit qe flet per kontratat qe ata kane kryer me kompanite private si dhe ngarkesat e naftes virgine qe ato kane transportuar ne Itali. Lajmi behet i ditur nga burime prane akuzes kryeqytetase te cilat thane se kerkesa per sekuestrimin e dokumenteve kryhet per llogari te hetimeve qe kane nisur ne baze te procedimit penal per kontrabanden e hidrokarbureve dhe shperdorimit te detyres. Sipas ligjeve nderkombetare keto anije-cisterne dokumentojne cdo ngarkese qe transportojne si dhe periudhen kur eshte kryer nje gje e tille. Burimet shtuan se nepermjet ketyre dokumenteve do verifikohen sasite e naftes virgine te transportuar ne Itali per cdo ngarkese qe anijet kane kryer gjate viteve 2007-2009. Mesohet se keto shifra do krahasohen edhe me dokumentacionin dhe kontratat e shitjes qe aktualisht Prokuroria ka sekuestruar ne kompanine ARMO. Nen lupen e grupit hetimor do kalojne shifrat e sasive te naftes virgin qe jane shitur nga ARMO tek tre kompanite private si dhe shifrat e sasive te se njejtit produkt qe eshte ngarkuar ne anijet-cisterne me qellim transportimin ne rafinerite Italiane. Ne qofte se keto shifra nuk perputhen atehere lindin dyshime te arsyeshme se ne Shqiperi eshte kryer kontrabanda e naftes virgin skandal ky qe u be publik pak kohe me pare nga ish-ministri i Ekonomise dhe Energjetikes Dritan Prifti. Ne baze te ligjeve ne fuqi nafta virgin nuk lejohet te tregtohet por me vendim te Keshillit te Ministrave ky produkt eshte lene vetem per eksport. Skema e kesaj tregtie fillonte nga kompania ARMO e cila ia shiste tonelatat e naftes virgin kompanive private. Deri ketu nuk ka asnje shkelje ligjore. Por dyshimet rrjedhin sapo botet e naftes dilnin nga kompania ARMO ku destinacioni real i tyre ende vazhdon te jete i paqarte. Tre kompanite private me qellim eksportimin e naftes qe blinin ne ARMO kishin kontraktuar anije-cisterne ne te cilat derdhnin tonelata te tera virgine. Verifikimet e Prokurorise se Tiranes pritet te shoqerohen edhe me marrjen ne pyetje te dhjeterave personave qe kane dijeni lidhur me eksportimin e naftes virgin. Mesohet se pa lagur nuk do mbeten edhe disa administrator qe drejtojne disa pika karburanti emrat e te cileve mesohet se jane permendur ne deshmine e ish-ministrit Prifti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›