BE Operacioni i autoriteteve kosovare nuk ishte i dobishem

Operacioni qe u zhvillua mbreme nga autoritetet e Kosoves nuk eshte i dobishem. Ai nuk eshte bere as ne konsultim me BE-ne dhe as me bashkesine nderkombetare dhe ne nuk do ta aprovojme ate deklaroi ne Bruksel Maja Kocijancic zedhenesja e perfaqesueses se larte per politike te Jashtme dhe Sigurine Katherine Ashton.Ne mendojme se situata duhet te qetesohet dhe te kthehet ne pozitat para fillimit te ketij pershkallezimi shtoi Kocijancic.
Ashtu si disa here deri tani ne Bruksel theksojne se dialogu mes Beogradit dhe Prishtines eshte vendi ku duhet te gjenden zgjidhje per ceshtjet tregtare ndermjet Serbise dhe Kosoves me qellim sic eshte porositur vazhdimin e tregtise se lire ne te gjitha drejtimet.
Bildunterschrift Pamje nga ura e Mitrovices
EULEX-i i gatshem te ndihmoje
Ne Bruksel nuk ka patur sot komente zyrtare lidhur me pyetjet e gazetareve nese anetaret e EULEX-it jane terhequr nga kalimi kufitar ku ka pasur rritje tensioni. Me pergjigjen se nuk ka mundesi te komentoje veprimet specifike ne terren zedhenesja e shefes se diplomacise evropiane Maja Kocijancic thekson se EULEX-i eshte i gatshem te ndihmoje autoritetet ne Kosove per te normalizuar situaten.
EULEX-i nuk ka marre pjese ne operacione. Misioni Evropian ndodhet ne terren gje qe eshte normale ato mbikqyrin punen e autoriteteve kosovare dhe jane te gatshem per te ndihmuar per te zgjidhur kete situate qe mund te kerkoje edhe shtimin e prezences se tyre.
Spekulime per drite te gjelber nga SHBA
Nga selia e Komisionit Evropian nuk deshen te komentojne as sic thane spekullimet se SHBA-ja i ka dhene driten e gjelber autoriteteve te Kosoves per te vendosur embargo per importet e mallrave nga Serbia por edhe per levizjet e fundit te forcave speciale te policise ne kalimet kufitare ne veri te Kosoves.
Kjo nuk eshte bere ne marreveshje me BE-ne apo me komunitetin nderkombetar. Besojme se situata duhet te qetesohet dhe te kthehet ne pozicionet e saj fillestare. Zgjidhja duhet gjetur permes dialogut Konsultimet vazhdojne ndermjet njerezve ne terren per te gjetur zgjidhje te pershtatshme dhe dhe te shpejte ne situaten me te cilen perballemi perfundoi Maja Kocijancic.
Autor Marina Maksimovi / Angjelina Verbica
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora