E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensionohet veriu i Kosoves per shkak te pikekalimeve kufitare

Pikat kufitare G 1 ne Jarinje dhe G 31 ne Bernjak ishin dy pika doganore jashte kontrollit te autoriteteve kosovare cfare pamundesonte edhe zbatimin e vendimit te qeverise se Kosoves per masat e reciprocitetit ne fushen e tregtise me Serbine. Si rrjedhoje me vendim te qeverise u ndermorr aksioni i Njesive Speciale te Policise se Kosoves.

Dy police te plagosur njeri prej tyre rende

bdquoPikekalimi kufitar 31 nuk ka pasur shume rezistence. Ndersa ne pikekalimin 1 nje grup qytetaresh kane bllokuar rrugen dhe Policia e Kosoves gjate nates se mbremshme nuk ka arritur te vendoset ne kete vendkalim kufitar. Te gjitha veprimet jane te bashkerenduara me KFOR-in. Ndersa persa i perket EULEKS-it policia ka hyre si e vetme ne realizimin e ketij plani policor .Gjate operacioneve jane lenduar dy pjesetare te Policise se Kosoves. I pari eshte lenduar mbreme lehte nga disa protestues te cilet kane hedhur nje mjet shperthyes ne drejtim te policise. Ndersa tjetri ne oret e pasdites se sotme eshte plagosur rende ne nje shkembim zjarri me popullaten serbe ne Veri thote per Dojce Vele-n toger Ibrahim Sadriu zyrtar per Informim ne Policine e Kosoves.

Aksionet e policise se Kosoves dhe perpjekja e qindra serbeve te grumbulluar ne Veri per te penguar vendosjen e njesive speciale te policise ne Porten 1 ne piken kufitare te Jarinjes kane sjelle ne Kosove shefin e ekipit negociator te Serbise Borko Stefanoviq se bashku me ministrin serb per Kosoven Goran Bogdanoviq. Sipas mediave serbe gjate nates ne Leposaviq ata jane takuar me komandantin e KFOR it Erhard Byhler nga i cili kane kerkuar terheqjen e forcave policore te Kosoves ne menyre qe serbet lokale te zhbllokojne rruget. Ndersa ky i fundit me ane te nje komunikate per media u ka bere apel te githe qytetareve te Kosoves qe te mos reagojne me dhune ndaj situates se tashme ne Veri e as ne vijen kufitare administrative me Serbine. Pas zhvillimeve te mbremshme ne veri te Kosoves ne komunikaten e EULEKS-it thuhet se ky mision eshte ne koordinim te ngushte me KFOR-in per te ruajtur sigurine.

Xhentilini bdquoOperacioni nuk eshte bere ne konsultim me bashkesine nderkombetare

Sipas perfaqesuesit Special te BE-se per Kosoven Fernando Xhentilinit operacioni i kryer mbreme nga autoritetet e Kosoves nuk ishte i dobishem nuk eshte bere ne konsultim me bashkesine nderkombetare dhe BE nuk e ka miratuar ate. Sipas tij veprimet unilaterale nga njera pale apo tjetra nuk mund ta zgjidhin problemin.

Ndersa Kryesia e Kuvendit te Kosoves pas mbledhjes ka dale me reagimet e para.

bdquoVendimi i qeverise se Kosoves eshte i drejte dhe i ligjshem dhe qeveria e Kosoves ka bere punen qe duhet ta beje thuhet nder te tjera ne komunikate ndersa Kryetari i Kuvendit te Kosoves Jakup Krasniqi nuk ka dashur ta komentoje deklartaten e Xhentilinit. Ndryshe kane reaguar edhe shefet e grupeve parlamentare te cilet kane pershendetur vendimin e qeeverise se Kosoves duke thene se me kete veprim qeveria e ka shtrire sovranitetin ne tere territorrin e Kosoves.

Kuvendi i Kosoves dhe opozita perkrahin vendimin e qeverise

Edhe opozita kosovare ka reaguar lidhur me situaten e krijuar nderkohe ne Veri. Levizja Vetvendosje ne nje komunikate per media vendimin e qeverise see Kosoves per moslejimin e hyrjes se mallrave prej Serbise ne Kosove e quan si bdquonje hap te kuptueshem te arsyeshem dhe te drejte i cili duhet te pasohet me hapa te tjere te bashkerenduar te cilet perbejne ecjen..

Sipas Aleances per Ardhmerine e KosovesDemet e deritashme qe i jane shkaktuar shtetit dhe popullit te Kosoves kerkojne adresim shteteror prandaj angazhimi i trupave speciale te Policise se Kosoves ka qene i pashmangshem. AAK me ane te kesaj komunikate i ben thirrje qeverise se Kosoves per koordinim aktivitetesh me KFOR-in si garantues i sigurise se pergjithshme ne Kosove. Nderkohe ministri i Puneve te Brendshme Bajram Rexhepi ka konfirmuar se fale punes profesionale te Policise se Kosoves te cilet kane pasur per detyre shtrirjen e sovranitetit ne territorin e vendit pa lenduar asnje qytetar situata nderkohe eshte e qete dhe se shpejti pritet te hapet rruga per qarkullim. Sipas Rexhepit ndermarrja e aksioneve te tilla eshte tejet e rendesishme per shtrirje te sovranitetit duke paralajmeruar veprime te tjera per vendosjen e rendit dhe ligjit ne tere territorin e Kosoves.

Autor Ajete Beqiraj/ Prishtine

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›