E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terren i populizmit te djathte ne Evrope

Sipas gjyqtarit Kim Heger Breivik ka folur per dy qeliza te tjera terroriste te cilat jane aktive ne Norvegji. I akuzuari ka pohuar gjithashtu se ka bashkepunetore te cilet jane ende te lire. A jane keto fantazite e nje keqberesi te vetem apo ka patur Breivik me te vertete lidhje me mjedisin e djathte ekstremist ne Norvegji dhe ne Evropen Veriore Ne manifestin e tij qe qarkullon ne internet Breivik shkruan per 80 martire te vecante qe mund te behen aktive edhe jashte vendi. Avokati i Breivik konfirmoi te marten 26.07.2011 keto informacione. Ne nje Manifest te publikuar ne internet Breivik ka shkruar per luftetare te rezistences dhe ka permendur si caqe te mundshme sulmesh centralet berthamore ne Zvicer. Se sa konkrete jane lidhjet e atentatorit te Oslos me rrethet e djathta ekstreme dhe te djathta nacionaliste ne Evropen veriore dhe perendimore eshte e paqarte. Autoritetet e hetuesise ne Britanine e Madhe dhe ne Gjermani po shqyrtojne provat perkatese.

Anetar i Partise se progresit

E sigurte eshte se Breivik deri ne vitin 2006 ka qene anetar i partise se djathte populiste te progresit ne Norvegji. Ne organizaten e saj te rinise ai ka patur pozicione drejtuese. Kryetarja e partise se progresit Siv Jensen u distancua pas atentatit te dyfishte te Breivik. Partia ksenofobe dhe nacionaliste e progresit perben qe nga viti 2005 grupin e dyte te madh politik ne parlamentin norvegjez por nuk eshte e perfshire ne qeveri. Partia e progresit refuzon emigracionin por nuk eshte parti neo-naziste. Thelbit te forte te neonazisteve antisemite ne Norvegji i perkasin vetem rreth 150 vete. Studjuesi i ekstremizmit te djathte Hajo Funke i Universitetit te Lire te Berlinit shprehu habi se si pikerisht ne Norvegji te kryhet nje akt ekstremist i djathte. Ne vendin fqinj Suedi skena e ekstremizimit eshte shume me e madhe dhe me e dhunshme. Suksesi i partive te djathta populiste nuk eshte direkt pergjegjes per aktet e personave te vecante por acaron klimen. Rrethanat ne Evrope ndryshojne nga vendi ne vend.

Populistet e djathte ne Europe

Ne Suedi partia e djathte populiste partia suedeze eshte e perfaqesuar ne parlamentin ne Stokholm me 20 vende. Vitin e kaluar ajo arriti 57 perqind te votave. Partia suedeze kerkon kufizimin drastik te emigracionit dhe rivendosjen e kontrolleve kufitare. Kryetari i partise suedeze Jimmie Akesson i denoi ashper sulmet e Oslos.

Ne Finlande partia finlandezet e vertete arriten ne zgjedhjet parlamentare te pranveres 19 perqind te votave dhe mundi te katerfishojen mandatet. Forca e trete ne politiken finlandeze megjithate nuk eshte e perfaqesuar ne qeveri sepse finlandezet e vertete euroskeptike dhe ksenofobe refuzojne te mbeshtesin ombrelat e shpetimit te eurozones. Finlandezet e vertete kane mundur te dergojnee dhe dy deputete ne Parlamentin Evropian ne Strassburg.

Ne Danimarke partia e djathte populiste daneze ne koalicionin qeveritar ka arritur kohet e fundit te zbatohet rifutja e kontrolleve doganore ne kuftinjte daneze megjithese Danimarka ka pranuar ne marreveshjen e Shengenit udhetimet pa kontrolle kufitare. Partia forca e katert politike ne vend refuzon emigracionin dhe ka nxitur miratimin e ligjeve me te rrepta te emigracionit dhe azilimit ne gjithe Evropen. Partia popullore daneze ka dy deputetet ne parlamentin Evropian.

Psikopat i semure

Ngjashem me partite e djathta populiste ne Evropen Veriore vepron edhe partia holandeze per lirine PVV. Populisti i djathte islamofob Geert Wilders arriti nje sukses te madh ne zgjedhjet parlamentare 2010 me partine e tij anetari i se ciles eshte vetem ai. Ai eshte tani forca e trete ne parlament. Geert Wilders e ka quajtur atentatorin norvegjez nje psikopat te dhunshem dhe te semure veprat e te cilit i perbuz thellesisht. Anders Behring Breivik e kishte lavedruar PVV ne nje artikull ne internet si me te vertete konservatore.

Levizja franceze kunder racizmit dhe per miqesine e popujve beri pergjegjes partite e djathta populiste per sulmet e Oslos. Ne rradhe te pare Front National ekstremist i djathte ne France e kundershtoi kete akuze. Front National e udhehequr nga Marine Le Pen arriti kete vit nje rezultat jashtezakonisht te larte ne zgjedhjet rajonale. Ajo ishte vetem nje pike pas partise se presidentit Nicolas Sarkozy. Marine Le Pen do te kandidoje vitin e ardhshem per presidente kunder Sarkozy. Ne disa sondazhe ajo udheheq garen. Front National refuzon fene islame emigracionin dhe BE. Marine Le Pen eshte e bija e themeluesit te partise Jean-Marie Le Pen i cili dha doreheqjen kete vit pas gati tridhjete vjetesh ne krye te partise.

Ne valen e anti-islamizmit

Ne Belgjike Zvicer Austri dhe Itali jane po ashtu aktive partite e djathta populiste disa te perfshira edhe ne qeveri. Ne Gjermani partite e djathta populiste dhe partite e djathta ekstreme nuk kane patur deri tani sukses ne nivel kombetar. Ne Gjermani te djathtet votojne sidomos ne valen anti-islame. Si ne gjithe Evropen veriore muslimanet ne Gjermani jane bere per ekstremistet e djathte shkruan politologja Britta Schellenberg Network kunder nazisteve. Keshtu partite e djathta nga Belgjika dhe Austria jane organizuar ne rrjet me grupimet me aktivitet lokal dhe rajonal Pro-Keln apo Pro-NRW.

Hungaria eshte i vetmi vend ne BE ku nje parti e djathe nacionaliste deri populiste e djathte perben qeverine. FIDESZ e kryeministrit Viktor Orban ka ne parlament nje shumice prej dy te tretash. Ne parlament partia e djathte ekstreme Jobbik perben forcen e trete. Jobbik nga shume polititologe konsiderohet si parti neo-naziste.

Ne Parlamentin Evropian partite e djathta ekstreme ne zgjedhjet e vitit 2009 fituan me shume mandate. Gjithsej ata kane arritur 39 mandate por nuk mund te mirren vesh per formimin e nje grupi parlamentar te vetin.

Autor Bernd Riegert dpa dapd afp/A Verbica

RedaktoiEsat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›