E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Opinionin e japim pasi Kolegji të arsyetojë vendimin

Maja Koçijançiç, në një deklaratë të shkurtër sqaron se Bashkimi Evropian pret të shohë detaje të tjera të këtij vendimi, për të dhënë më pas edhe opinionin e tij.

Sipas saj, ky vendim me të vërtetë i jep fund tejzgjatjes së procesit zgjedhor për Bashkinë e Tiranës, por Brukseli do të shprehet pasi të zbardhet vendimi i plotë.

“Kemi thënë që procesi të mbarojë sa më shpejt, kjo është një gjë e mirë, por duam të shohim detaje për të dhënë opinionin tonë. Duam të shohim dialog të maturuar dhe pastaj do japim mendimin e qartë”, nënvizoi zëdhënësja e përfaqësues së lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Ketrin Eshton. /Start/

                                                                                             2011-07-08 14:31
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›