E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, tatimorët dhe bashkiakët, aksione për plazhet private

Ndërkohë, Bashkia e Durrësit ka nisur kontrollet në plazhin tradicional në jug të qytetit.
Drejtori rajonal i Tatimeve, Shkëlqim Fortuzi, tha se në vijën bregdetare të Shkëmbit të Kavajës gjatë dy ditëve të fundit janë konfiskuar 136 çadra plazhi dhe thuajse dyfishi i ndenjëseve.

“Të gjitha pajisjet e pushimeve ishin vendosur jashtë sipërfaqeve të lejuara për plazhe private, dhënë nga komuna e Rrashbullit që administron bregdetin prej 3 km nga Plepat deri në Përroin e Agait, ku nis komuna e Golemit (Kavajë). Objekt i aksionit kanë qenë edhe kanalet e ujërave të zeza, të cilat derdhen në det”, theksoi Fortuzi, i cili vlerësoi bashkëpunimin mes palëve.

Bashkia e Durrësit ka ndërmarrë të njëjtin aksion gjatë pasdites së djeshme në zonën bregdetare, nga sektori Teuta deri tek Iliria. Burime zyrtare nga kjo bashki nënvizuan se gjatë kontrollit të shtatë plazheve janë bllokuar 125 ndenjëse dhe rreth 70 çadra, të cilat ishin vendosur jashtë sipërfaqes prej 200 metra katrorë të lejes së ushtrimit të biznesit. /Start/

                                                                                             2011-07-08 12:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›