BE Pa tituj te sakte pronesie ska investime te huaja
Ambasadoret e Komisionit Europian dhe OSBE-se ne Shqiperi bene dje te qarte se Shqiperia duhet te kishte rregull ne regjistrat e saj te pronesise nese donte investitore dhe punesim. Kjo u be e ditur teksa dy ambasadoret ne pranine e Kryeministrit Sali Berisha paraqiten nje projekt te financuar nga BE dhe qe do te implementohet nga OSBE per fillimin e regjistrimit te pronave fillimisht ne zonen me te madhe turistike te Shqiperise ate te Jugut te Shqiperise. Ky projekt eshte financuar me 1.5 milione euro nga BE-ja dhe ka si qellim te kompletoje regjistrimin e pare te prones dhe te perditesoje regjistrimin ekzistues per rreth 60000 prona ne zonat bregdetare te vendit nga Palase Gjoleka ne veri deri ne Xarre. Ky regjister fillimisht per zonat bregdetare dhe turistike te Jugut pritet tju siguroje pronareve tituj te qarte pronesie duke rritur potencialin per investime ne kete zone. Se bashku me nisjen e ketij projekti BE dhe OSBE do te ndihmojne edhe ne vendosjen e shenjave rrugore ne bregdetin jugor te Shqiperise per te ndihmuar keshtu zhvillimin e metejshem ne vend. Ne kete kuader shenja te reja rrugore do te instalohen ne Golem Qender Vlore Orikum Lukove Delvine dhe Dhiver me nje kosto prej 103000 eurosh.
AmbasadoretKreu i perfaqesise se Komisionit Europian ne Tirane duke qene ne rolin e sponsorit te projektit te regjistrimit te pronave per Jugun e vendit deklaroi se ky projekt vjen edhe si pasoje e kerkesave qe ka Europa per nje Shqiperi e cila duhet te kete tituj te qarte pronesie. Sipas Sekuit kjo siguri eshte e nevojshme per investitoret e huaj te cilet kerkojne te bejne biznes ne Shqiperi duke qene garant edhe per hapjen e vendeve te reja te punes. Titujt e qarte te pronesise dhe siguria ligjore perbejne kushte paraprake thelbesore per zhvillimin e begate te vendit dhe per thithjen e investimeve te huaja. Vetem kur nje sistem i tille te jete vendosur perfundimisht atehere Shqiperia do te mund te kthehet ne nje terren terheqes per investitoret e huaj per te krijuar veprime qe cojne drejt gjenerimit te punesimit deklaroi Sekui ne fjalen e tij te mbajtur ne konferencen e zhvilluar me kete rast. Nga ana tjeter ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth deklaroi se projekti do te ndihmoj vete qeverine per te rritur sigurine e zoterimit te prones e cila eshte vendimtare per zhvillimin e qendrueshem te zones bregdetare. Projekti i regjistrimit do te siguroje nje baze per zyrtaret dhe ligjberesit te formulojne ligje te pershtatshme politika dhe procedura per te krijuar tituj pronesie te qarte dhe per te mbrojtur kete te drejte theksoi gjithashtu Wollfarth.
BerishaKryeministri Berisha i ftuar ne konferencen e djeshme theksoi dje se kjo nisme eshte nje ndihme e madhe per projektin e qeverise ne formimin e regjistrimit te pasurive te paluajtshme ne te gjithe vendin brenda vitit 2013. Sipas kreut te qeverise ambasadoret kane zgjedhur te ndihmojne ne pjesen me te veshtire te vendit per sa i perket regjistrimit te pronave. Por ai premtoi qe se bashku me regjistrimin e popullsise nepermjet censusit brenda vitit 2013 qeveria do te kishte gati edhe harten dixhitale te te gjitha pronave ne vend. Procesi perfshin regjistrimin jo vetem te qytetareve por perfshin dhe regjistrimin e banesave. Pra ky proces do te behet ne teresi dhe brenda majit te vitit 2013 do te kemi pasqyren dixhitale te Shqiperise aktuale ne njerez ne banesa ne prona deklaroi Berisha. Sipas tij keto regjistrime jane nje kusht i domosdoshem per realizimin e projektit Shqiperia vend i zhvilluar.