E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli polar i Berishës...

Kryeministri vlerësoi miratimin në Parlament të ligjit për faljen fiskale, e cila megjithëse nuk u shndërrua dot në amnisti, për shkak se opozita nuk e votoi, u dha mundësi mijëra familjeve shqiptare të përfitonin prej saj.

“Ju, dy, tre muaj më parë votuat faljen, e cila nuk u shndërrua dot në amnisti, por ju shfrytëzuat hapësirat ligjore për ti dhënë asaj përmasat më të gjera, nuk u shndërrua dot në amnisti, për shkak të një qëndrimi konstant politik të drejtuesve aktual të opozitës shqiptare, të cilët besojnë se jo votimi, qoftë dhe në interesin më jetik të qytetarëve që përfaqësojnë, por bllokimi dhe vetëm bllokimi, duke besuar verbërisht se në këtë mënyrë i afrohen më shpejt karrigeve të amëshuara, por ju mençurisht me përkushtim i dhatë faljes, përmasat më të mëdha të mundshme”, tha Berisha.

Kryeministri u shpreh se i pari mbetet qytetari dhe interesat e tij dhe ky nuk është një slogan elektoral. “Ky është një yll polar që udhëheq e do të udhëheqë të gjithë politikën tonë. Ndaj dua t’ju falënderoj shumë për këto reforma që keni mbështetur e votuar dhe t’ju garantoj se do të bëjmë gjithçka që këtë sistem ta bëjmë gjithnjë e më popullor. I tillë është ky. Janë reformat ato që i kanë dhënë sistemit të lirisë, bazuar në ekonominë e tregut, përjetësinë”, vijoi ai. /Start/

                                                                                             2011-07-21 15:54
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›