E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Buqeta lulesh ne bulevardin Martiret e Kombit

Perkujtohet gjashtemujori i demonstrates se 21 janarit

Partia Socialiste ka perkujtuar dje 6-mujorin e demonstrates se 21 janarit ku humben jeten kater qytetare. Ne nje kortezh njerezor te perbere nga deputetet e saj kreu Edi Rama dhe qytetare te ndryshem selia roze eshte rikthyer ne vendin ku 6 muaj me pare protestuesit u perleshen me policine dhe forcat e Gardes se Republikes. Me kete rast nga selia roze ka mberritur edhe nje njoftim qe mbithekson emertesen e bulevardit kryesor te Shqiperise teksa ai eshte quajtur si bulevardi Martiret e Kombit. Ne 6-mujorin e tragjedise se 21 janarit nje kortezh i perbere nga familjaret e viktimave grupi parlamentar dhe kryetari i Partise Socialiste Edi Rama si dhe qytetare te Tiranes vendosi buqeta me lule dhe ndezi qirinj ne bulevardin Martiret e Kombit ne vendet ku u qelluan dhe u vrane Ziver Veizi Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe ku u plagos per vdekje i riu nga Lezha Aleks Nika i cili vdiq me pas nga plaget ne nje spital ne Turqi - thuhet nder te tjera ne informimin zyrtar te selise roze. Aspekti njerezor i perkujteses qe vjen ne perputhje me zakonin e vendit ka zbuluar edhe mesazhet politike teksa PS-ja ka nenvizuar me kete rast se ngjarja nuk do te harrohet dhe se drejtesia do te vihet ne vend. Ceremonia perkujtimore kishte per qellim tju bente homazh ketyre kater qytetareve qe u vrane nga Garda Republikane nen drejtimin e Lulzim Bashes dhe Sali Berishes por edhe tu kujtonte jo vetem familjareve por edhe mbare qytetareve shqiptare se krimi i 21 janarit nuk do te harrohet kurre dhe autoret e ketij krimi qe sot gezojne mbrojtjen politike te Sali Berishes heret a vone do te perballen me drejtesine - deklaron zyrtarisht PS-ja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›