BE: Presidenti i ardhshëm duhet të jetë i gjithë shqiptarëve
Pas deklaratave të disa ambasadorëve të Bashkimit Europian në lidhje me presidentin e ardhshëm, vjen edhe qendrimi zyrtar i këtij institucioni. Kreu I BE-së në Tiranë, Etore Sekui, ka thënë se presidenti duhet të jetë i gjithë shqiptarëve, duke nënkuptuar kështu që ai duhet të zgjidhet me consensus dhe jot ë jetë nga mazhoranca, ashtu siç kërkon Berisha.
Duke lexuar Kushtetutën, e cila është shkruar nga vetë shqiptarët kam parë se në nenin 86 të saj, presidenti përshkruhet si bashkimi i shqiptarëve. Për sa i përket mekanizmit si të arrihet ky synim këtë ua le juve, ambasadori europian në Tiranë, pas takimit me Avokatin e Popullit, Igli Totozani.
Të gjithë ndërkombëtarët tashmë janë në një zë: presidenti i ardhshëm duhet të jetë konsensual. Mbetet për tu parë se si do të veprojë Berisha dhe a do ti dëgjojë këshillat e tyre.