Sequi:Presidenti, bashkimi i shqiptarëve.Zgjedhja u takon ju
Presidenti i ri duhet të jetë bashkimi i të gjithë shqiptarëve si dhe mekanizmat e përzgjedhjes së tij u takon vetë shqiptarëve. Kështu është shprehur ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi i pyetur nga gazetarët në lidhje me përzgjedhjen e presidentin pas një takimi ne Avokatin e Popullit Igli Totozani.
“Duke lexuar Kushtetutën, e cila është shkruar nga vetë shqiptarët kam parë se në nenin 86 të saj, presidenti përshkruhet si bashkimi i shqiptarëve. Për sa i përket mekanizmit si të arrihet ky synim këtë ua le juve” tha Sequi.
Ai gjithashtu duke vlerësuar rolin e madh që ka institucioni i Avokatit të Popullit, ka vlerësuar mënyrën e zgjedhjes së tij në këtë institucion.
“Ne e vlerësojmë kopetencën dhe profesionalizmin e Avokatit të Popullit. Ne vlerësojmë mënyrën se si u zgjodh avokati i Popullit me një proces që ishte publik dhe transparent” ka theksuar Sequi.
Ai gjithashtu ka ofruar mbështetjen e Bashkimit Europian dhe të tijin personal për institucionin e Avokatit të Popullit ndërsa e ftoi Igli Totozanin që së shpejti të zhvillojë një vizitë në Bruksel.