Obama: Masa urgjente ndaj krizes ekonomike

Barack Obama ka mbajtur sot fjalimin e pare radiofonik si president i SHBA, gjate te cilit ka premtuar aksione urgjente ndaj krizes ekonomike.
“Nuk ka asnje cast per te humbur”, ka deklaruar Obama, i cili ka paralajmeruar marrjen e masave te tjera pervec atyre te ndermarra nga administrata Bush.
“SHBA kane nevoje per masa te tjera gjate periudhes se tranzicionit dhe gjate muajve ne vazhdim”, ka pohuar shefi i ri i Shtepise se Bardhe.
Ai ka premtuar hartimin e nje “plani shpetimi” per klasen e mesme si dhe per familjet te cilave po u pakesohen te ardhurat dhe po u zhduken kursimet.