E Diel, 1 Nëntor 2026

France, kaos ne rrjetet hekurudhore

Ne rrjetin hekurudhor te Frances eshte regjistruar sot nje kaos i vertete dhe pasagjeret jane detyruar te presin per ore te tera neper stacione te ndryshme te vendit.

Shkak jane bere dy veprime te qellimshme ne veri-lindje te Parisit, ku persona te paidentifikuar kane vendosur dy leva hekuri tek binaret.

Gjithashtu, bejne te ditur mediat lokale, ne nje zone tjeter hekurudhore eshte gjetur nje kufome.

Gjithesej jane 40 trenat qe kane shkaktuar vonesa dhe si pasoje probleme per pasagjeret. Shume prej tyre kane dale nga linjat e shpejta duke ecur ne shina me shpejtesi me te ngadalte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›