BE Riktheni dialogun dhe shpejtoni reformat

Gjate punimeve te ministerialit te ministrave te Jashtem dhe Mbrojtjes te NATO-s ministri Haxhinasto pati takime te vecanta me ministrat e Puneve te Jashtme te Italise Portugalise Greqise Sllovenise me te cilet diskutoi per punimet e ministerialit
Bashkimi Evropian i ben thirrje klases politike ne Shqiperi qe ti rikthehet dialogut dhe kerkon shpejtim te reformave integruese te vendit. Kjo iu be e qarte ministrit tone te Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto ne Bruksel. Gjate punimeve te ministerialit ministri Haxhinasto pati takime te vecanta me ministrat e Puneve te Jashtme te Italise Portugalise Greqise Sllovenise me te cilet diskutoi per punimet e ministerialit dhe pergatitjet per samitin e NATO-s ne Lisbone proceset e integrimit te Shqiperise ne BE zhvillimet ne rajon etj. Qellimi i takimit te perbashket ishte percaktimi i prioriteteve te Aleances ne pergatitjet per samitin e krereve te shteteve dhe qeverive qe zhvillohet ne Lisbone ne datat 19-20 nentor 2010 me fokus te vecante marrjen e vendimeve te rendesishme te Aleances per konceptin e ri strategjik mbrojtjen raketore dhe reformen e organizates. Ne fjalen e tij gjate sesionit te ministrave te Puneve te Jashtme dhe te Mbrojtjes ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto vleresoi projekt-konceptin e ri strategjik te paraqitur nga Sekretari i Pergjithshem dhe shprehu angazhimin e Shqiperise per te vijuar kontributin konstruktiv deri ne miratimin e ketij dokumenti te rendesishem ne samitin e Lisbones. Ne nderhyrjen e tij gjate sesionit te vecante te ministrave te Puneve te Jashtme ministri Haxhinasto vleresoi rendesine e partneriteteve te NATO-s per perballimin e sfidave te sigurise ne te ardhmen duke u ndalur ne vecanti ne rendesine e ndertimit te nje partneriteti strategjik te Aleances me Bashkimin Evropian OKB-ne dhe Federaten Ruse. Gjate vizites ne Bruksel ministri i Puneve te Jashtme zhvilloi nje takim me presidentin e grupit parlamentar Aleanca Progresiste e Socialisteve dhe e Demokrateve Evropiane ne PE z. Martin Schulz. Gjate takimit u vleresua votimi i Parlamentit Evropian ndaj procesit te liberalizimit te vizave si nje hap pozitiv drejt integrimit te vendit dhe zhvillimit te metejshem te marredhenieve me vendet e BE-se. Ministri Haxhinasto falenderoi z. Schulz per mbeshtetjen ne rrugen e integrimit te Shqiperise ne BE si dhe e siguroi per vendosmerine e vendit tone per te ecur me tej me reformat dhe plotesimin e kushteve per integrimin e shpejte ne Bashkimin Evropian. Ne vazhdim z. Haxhinasto vleresoi angazhimin e Parlamentit Evropian dhe te z. Schulz personalisht per te kthyer opoziten ne axhenden normale te institucioneve shqiptare e per te realizuar transparencen e reformave zgjedhore ne perputhje me kuadrin kushtetues. Eurodeputeti Schulz dhe z. Haxhinasto ndane mirekuptimin se formacionet politike ne Shqiperi duhet te plotesojne detyrat e tyre dhe te marrin pergjegjesite qe u takojne duke vendosur interesat kombetare mbi ato partiake dhe personale.
Ne kuader te takimeve ne Parlamentin Evropian ministri i Puneve te Jashtme zhvilloi ehe nje takim me zevendespresidentin e ketij parlamenti eurodeputetin italian z. Gianni Pittella. Eurodeputeti Pitella garantoi ministrin Haxhinasto se mbeshtet ne cdo rast kauzen e drejte ate te liberalizimit te vizave si dhe te integrimit evropian te Shqiperise. Per keto dy pika nuk ka diferenca per ngjyrimet politike dhe ato ecin bashkerisht si ne Shqiperi dhe ne Evrope me qellim qe shqiptaret te rinjte te udhetojne lirshem dhe vendi ti afrohet ngadale BE-se. Nga ana e tij z. Haxhinasto theksoi domosdoshmerine qe Shqiperia te kete nje proces politik dhe dialog politik normal brenda institucioneve dhe te filloje menjehere reforma zgjedhore e cila do te realizoje standarde me te larta te zgjedhjeve te ardhshme ne Shqiperi. Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto gjate qendrimit ne Bruksel zhvilloi takime edhe me zevendespresidentin e grupit politik te socialdemokrateve ne Parlamentin Evropian eurodeputetin austriak z. Hannes Swoboda si dhe me zevendespresidentin e PE-se eurodeputetin cek z. Libor Roucek. Ne dy takimet u fol per zhvillimet ne Shqiperi dhe proceset integruese vecanerisht ate te liberalizimit te vizave. Duke shprehur mirenjohjen per mbeshtetjen e Parlamentit Evropian per liberalizimin e vizave z. Haxhinasto theksoi se angazhimi i qeverise shqiptare mbetet konstant dhe i vazhdueshem ne realizimin e reformave si dhe ne luften kunder krimit te organizuar e korrupsionit. Bashkebiseduesit i shprehen ministrit Haxhinasto mbeshtetjen e tyre per integrimin e Shqiperise ne BE si dhe ne te gjitha reformat qe vendi ka ndermarre.