E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama shpall bojkotin dhe harron protestat

PS eshte e vendosur per protestat dhe kundershtine ndaj Gjykates Administrative. Kreu i PS-se Edi Rama konfirmoi dje se qendrimi i PS-se lidhet ngushte me transparencen dhe pa u zgjidhur kjo ceshtje...

Partia Socialiste nepermjet kryetarit te saj Edi Rama konfirmoi se nuk do te votoje asnje lloj ligji qofte edhe jopolitik ne Parlamentin e Shqiperise. Kreu i selise roze konfirmoi se qendrimi i PS-se lidhet ngushte me transparencen dhe pa u zgjidhur kjo ceshtje opozita nuk do te ushtroje te drejten e saj legjitime per te votuar ligje. Qendrimi yne ka te beje me faktin se Shqiperise i mungon ligjshmeria. Kerkesa jone per transparence eshte nje gur themeli per te shprehur qendrimin se ligjet qe votojme te jene pa kushte - tha Rama ne takimin e perjavshem me gazetaret. Ne kete menyre qendrimi mohues i Partise Socialiste tregon se kjo force politike nuk ka ndermend te votoje ligje te tilla qe kane te bejne me ekonomine shendetesine apo edhe qytetare te cilat pak kane lidhje me politiken por qe jane mjaft te rendesishme per vendin. Ne takimin me gazetaret Rama u perqendrua edhe tek projekti per importin e plehrave nga BE-ja te propozuar se fundmi nga qeveria. Kreu i Partise Socialiste Rama e konsideroi kete nje plan kriminal dhe te parealizueshem. Dua te theksoj ate qe u diskutua para pak ditesh per hapjen e vendimit per plehrat. Ky ka qene nje vendim kriminal i marre nga qeveria e meparshme eshte nje vendim kriminal i ndermarre nga qeveria e sotme me ndryshimin se ne rast se heren e pare karakteri kriminal ishte edhe si rezultat i mosnjohjes per kercenimin qe bente per vendin nje vendim i tille sot eshte edhe rezultat i babezise se oborrit te qeverise. Dhe ky eshte faji i qeverise aktuale. Ne jo vetem do ta luftojme kete vendim por do ta zhbejme te parin sapo te ulemi ne tryezen e qeverise pasi ky eshte nje vendim si simbol e uzurpim i vendit ne emer te interesave te nje grushti njerezish qe nuk jane ne pushtet por jane nxjerre me vote - deklaroi Rama. Ne fjalen e tij kryesocialisti Edi Rama foli edhe per buxhetin e vitit 2009 te diskutuar nje dite me pare ne Parlament. Sipas tij ne arken e shtetit mungojne 200 milione dollare per shkak te keqqeverisjes. Ne arken e shtetit mungojne rreth 200 milione dollare te cilat jane favore fiskale per oborrin e pushtetit. Viti fiskal 2009 sjell diferenca tronditese midis buxhetit dhe fakteve. Ne tashme kemi nje deficit buxhetor rreth 299 milione dollare dhe borxhi publik eshte rritur me 865 milione dollare. E gjitha kjo eshte nje semundje e nje ekonomie ne krize - u shpreh Rama. Pyetjeve te gazetareve ne lidhje me takimin e kreut te PS-se me zv.ambasadoren e SHBA-se dhe se nese pas tij ka ndryshuar qendrimi i opozites per ligjin e Gjykates Administrative Rama i eshte pergjigjur Eumlshte spekuluar ndaj atij takimi. Ne te vertete takimi eshte kerkuar nga une dhe ka qene teper miqesor. Ne lidhje me qendrimin tone mund tju them se ai nuk ka per te ndryshuar - nenvizoi Rama. Per sa u perket protestave Rama u shpreh se ato do te rinisin shume shpejt pa dhene nje date te sakte per fillimin e tyre. Te pranosh tiranine si fakt te kryer kjo eshte nje gje qe nuk mund te behet. Ne do te vazhdojme ne rrugen tone duke protestuar ndaj kesaj tiranie - tha Rama. Gjithashtu ne takimin e perjavshem me gazetaret kreu i Partise Socialiste i beri thirrje prokurorise dhe medias qe te luajne rolin e tyre pasi sipas tij ai eshte mjaft i rendesishem ne vend. Prokuroria duhet tu shkoje deri ne fund te gjitha akuzave. Ajo duhet ti hetoje akuzat imtesisht si ato te ngritura ndaj meje edhe ato te ngritura nga ne ndaj mazhorances - tha Rama. Por kjo thirrje qe ne te vertete eshte mjaft e vlefshme per funksionimin e shtetit ne te njejtin moment kundershtohet nga Rama kur ai pyetet per ceshtjen Tartari ku prokuroria deri tani nuk ka asnje akuze ndaj tij. Akuza e bere eshte mjaft e qarte. Kemi te bejme me konflikt te paster interesi. Te tjerat jane vetem llafe - u shpreh Rama. Ndersa pyetjes nese pas terheqjes se akuzave te ish-ministrit Prifti ndaj kryesocialistit a do te kishte mundesi qe te pranohej ai ne PS Rama i eshte pergjigjur duke thene Terheqja nga keto akuza me gezon por nga ana tjeter rruga e mundshme e kthimit drejt PS-se ne rastin konkret eshte e larget - u shpreh ai duke e lene disi te paqarte situaten. Ne fund te fjales se tij kreu i selise roze foli edhe ne lidhje me akuzat per heqjen e mandatin e deputetit socialist Ilir Beqja duke e mbrojtur ate dhe duke i konsideruar akuzat ndaj tij si false. Jam krenar qe kam mik z. Beqja dhe kjo farse qe po behet ndaj tij do te zhbehet ne driten e se vertetes - perfundoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›