E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu me kreret e gjykatave Korrupsioni drejtesia ka deshtuar

KOMENTET KODI EMBED VIDEO TE TJERA FORMAT KINEMA kodi embed per kete video

Gjate nje nje takimi me kryetaret e gjykatave Zevendes kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu kritikoi me tone shume te ashpra punen e tyre. Nuk mund te mos shprehim zhgenjim per punen tuaj tha Spahiu i cili theksoi se ne te shumten e rasteve denimet kane qene te lehta me gjobe ose me minimumin e denimit qe parashikon ligji.

Drejtesia jo vetem ka deshtuar per sjelljen per gjykim te personave pergjegjes per keto vepra penale por edhe ato pak vendime gjyqsore permbajne ne vetvete kontradikta te cilat kane veshtiresi justifikimi ne plan krahasues. Jane denuar disa zyrtare te niveleve te ulta per korrupsion dhe cuditerisht denohen ashper ata qe jane gjetur fajtore per korrupsion ne sektor privat sesa ata ne sektorin shteteror. Keta persona marrin denime te lehta dhe minimumin e denimit qe parashikon ligji. 100 perqind e te deklaruarve fajtore per pabarazi ne tendera jane denuar me gjobe dhe asnje heqje lirie

Sipas Spahiut drejtesia duhet te jete me e ashper per ata qe japin ryshfet sesa per ata qe marrin.

Drejtesia duhet te jete shembull per te inkurajuar qytetaret- theksoi Spahiu



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›