BE: Sulm ishte i planifikuar dhe i ekzekutuar nga qyqarët!

(E plotësuar) Kështu e përshkroi përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, vrasjen e doganierit nga Lituania që shërbente në EULEX-it, i cili u sulmua gjatë një prite në veri të Kosovës, në afërsi të komunës së Zveçanit, derisa po kthehej nga pikëkalimi kufitar i Jarinjes.
“Ata që planifikuan dhe ekzekutuan një akt të tillë qyqar, duhet të jenë të brengosur, se ne jemi të përcaktuar fuqimisht që të vazhdojmë angazhimin tonë me Kosovën, në dialogun e saj me Serbinë, dhe se jemi të përkushtuar që të kthejmë jetën në normalitet për njerëzit në Kosovë”, porositi Zbogar.
Zbogar doli të enjten në një konferencë të jashtëzakonshme bashkë me shefin e EULEX-it, Bernd Borchardt, i cili tha se është tronditur nga kjo ngjarje e rëndë.
“Më lejoni të theksoj se jam i shokuar. Jam thellësisht i shokuar me natyrën qyqare të vrasjes së mëngjesit. Dënoj fuqimisht këtë akt qyqar të dhunshëm kundër personelit tonë! Nëpunësi ynë i EULEX-it ishte oficer i Doganave me prejardhje nga Lituania, i përkushtuar për të siguruar stabilitetin në Kosovë dhe i kontribuonte normalizimit të raporteve ndërmjet të Serbisë dhe Kosovës. Ai ishte një burrë i ri, i cili la pas gruan dhe familjen”, tha shefi i EULEX-it.
...........
EULEX-i i ka i bërë apel komunitetit lokal (serb) dhe kujtdo që mund të ketë qenë dëshmitarë, apo që din ndonjë gjë lidhur me incidentin e sotëm që la të vdekur një pjesëtarë të EULEX-it, që të paraqiten dhe të kontaktojnë në numrat e telefonit 00381 38 78 5555 ose 00381 38 78 5556./Indeksonline/